Në vëmendje për SHBA-BE/ Fuqia dhe paprekshmëria “Gaz Demi” në këto 30 vite tranzicion, ku shteti dhe ligji sundues, kanë qenë e janë kjo kategori “të fortë skutash”, që flirtojnë me çdo pushtet politik të inkriminuar, tregon se edhe kryeministri Edi Rama, para se të ngrinte perandorinë e korrupsionit, caktoi bandën qeveritare dhe oligarkët, që do të zhvillonin pazaret, si dhe krijoi falangat e krimit, për të trembur, blerë e kërcënuar mediat dhe gazetarët e fjalës së lirë; zyrtarët, kryepolicët, prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, për të mos publikuar e mos ndëshkuar aferat qeveritare, siç po ndodh edhe prej 2 vitesh nën sundimin “Rama”.
Prej disa kohësh, shtetasi Gazmend Demi, me status biznesmen enigmatik oborresh e skutash të zeza pushteti, aktualisht pjesë aktive e “Trustit Rama”, po shantazhon me telefonata, tellallë e mesazhe, publicistin Gjergj Zefi, Editor i “PAMFLETI”.
Nuk është sulm, por presion skuthi, që po bëhet për shkak të shkrimeve të provuara, të publikuara nga “PAMFLETI”, me objekt lidhjet e konfirmuara klienteliste të Gaz Demit, me kupolën dhe familjen kryeministrore.
Vetëm 24 orë më parë, Editorit Gjergj Zefi, i është dërguar mesazhi i radhës nga Gaz Demi, me fyerje kërcënuese, që përdoren vetëm nga trafikantë droge dhe tutorë e eleminues prostitutash, të pandëshkuar as nga të dëmtuarit, të cilët, për shkak të lidhjeve me kupolat e politikës e pushteteve, vazhdojnë e hiqen si “trima” kundër mediave e kujtdo, që u denoncon krimet.
Gaz “trimi” që sot bën të fortin me mediat, para tre muajsh u rrah me shuplaka brenda ambjenteve të lokalit të tij në bllok. Dhunimi u bë pikërisht për afera korruptive dhe sekserizma.
Redaksia e adreson rastin, në vëmendje të SHBA-BE, duke konfirmuar, se shkak i këtij shantazhi paralajmërues e tashmë kërcënimi faktik me “gjyqe kryeministrore”, të bëra nga Gaz Demi, ka lidhje me ushtrimin e misionit, që po realizon “PAMFLETI”, si media e lire dhe e pavarur.
Ja ato çfarë kemi denoncuar, që kanë prishur qetësinë 30-vjeçare të “punëve” të Gaz Demit
Kemi publikuar fakte, nga pazaret e PPP-ve, ku ka “thelat” e përfitimit ndërmjetësues biznesmeni Gaz Demi, ortak në 4 aktivitete legale offshore dhe në 3 aktitivitete ilegale me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, lidhur me të pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet.
Kemi publikuar faktin, që për shkak të lidhjeve ortakërore me vëllain e kryeministrit dhe; për shkak të shërbimeve jo ligjore që i bën kryeministrit e bashkëshortes së tij, ortaku familjar i tyre Gaz Demi, ka emëruar sekserë, shoferë e trupëroja të tij, me dosje si trafikantë, pengmarrës e grabitës banesash, në detyra shteti si shefa tatimesh, doganash e inspektoratesh nafte, ushqimesh, mjedisi, turizmi, uji, minierash etj
Kemi publikuar indicie e fakte, për mos-pagim ose pagim minimal energjie, uji, taksash e detyrimesh fiskale për bizneset; për shitje-blerje lojtarësh; për bilance kontabile fiktive të bizneseve; për mos-kontroll aktiviteti tatimor e doganor faktik nga shteti.
Kemi publikuar fakte, nga mos-veprimi i Bashkisë Tiranë, Durrës, Vlorë e Sarandë dhe nga IKMT, për zaptim e tjetërsim mjedisesh publike; për mos kontroll policor në “kthinat” e bar-kafeve, hoteleve, moteleve, magazinave, restoranteve e lojërave të fatit të tij.
Kemi publikuar denoncime, indicie e fakte, pse Sektori i Hetimit Tatimor, i cili drejtohet nga shoferi i tij grabitës banesash, Romeo K. Shehu, nuk bënë asnjë kontroll, ose bënë raporte kontrolli false, për bizneset hije të Gaz Demit, në Shqipëri e deri në Kosovë, Qipro, Turqi, Bosnjë, Rusi, Greqi e Maqedoni.
Kemi publikuar denoncime e indicie, lidhur me faktin, se përse Drejtoria e Parandalimit të Parave të Pista, që në këto 6 vite pushtet të Edi Ramës, drejtuar nga deputeti Alket Hyseni dhe deri së fundi nga një “djalë i Soros”, ortak OJF-je me Linda Ramën, nuk po hetojnë burimet e pasurive të Gaz Demit dhe 42 info e denoncime të tjera, të dhëna nga SHISH, nga agjenci të huaja, nga burime bankare e biznese, për transaksione të pista dhe përqëndrime (shitje-blerje) biznesesh.
NE DO VAZHDOJMË, të publikojmë dosje të plota, që nga dita e parë, kur Gaz Demi ka kaluar “torbën” parë me drogë dhe “çetën” e parë me femra, në “Pikën Kufitare Qafë Botë” e në Likojan të Sarandës; që nga koha kur “përkëdhelte” me qese dollarësh Sokol Nanon, për të krijuar miqësi (pazare). Nga viti 97 e deri në 2005 Gazi përdorte Sokol Nanon për të pasur vemendjen e Fatosit; nga 2005 e deri në 2013 përdori Shkëlzenin për t’iu lëpirë Saliut dhe nga 2013 e sot është ortak me Olsin për PPP e Ramës.
Kështu Gaz, ne…
DO PUBLIKOJMË fakte, nga milionat e faturave të KESH, të cilat me urdhër të Fatos Nanos, dorëzoheshin në Hotel-Motel-Kazino-Magazinë Mielli “Lady Diana” në Tiranë; fakte nga godina e spitalit privat në Tiranë dhe pazaret me Hotel “Butrinti” në Sarandë; fakte nga bizneset ilegale në Kosovë, bërë me familjarë politikanësh, oligarkësh e trafikantësh edhe serbë e boshnjakë; madje që nga historia me tatimet për biznesin e lojërave të fatit “TOP BAST”; e deri në aktivitetin e 4-5 viteve të fundit, në ortakëri me Olsi Ramën, Vangjush Dakon dhe një biznesmen pulash.
Presionet e bëra prej këtij “demi gërdallë”, ose këtij lloj “gazi ndotës”, por jo djegës, kanë nisur qysh në momentin, kur Editori Gjergj Zefi, shpërfilli paralajmërimet dhe “ftesat” e tij, për “bisedime si me të tjerët e bërë nëpër media”, për të hequr shkrimet e publikuara nga faqja online; dhe për të ndërprerë publikimet në vazhdim, për “punët” e tij të bëra me shumicë edhe nën “strehën” e pushtetit Rama.
SË FUNDI, për sot, i bëjmë të qartë Gaz Demit, “kryeministrit” të PPP-ve, ndërtimeve, kazinove, doganave e Tatimeve, se pas dështimit të pazareve e kërcënimeve të forcës, nuk trembemi as nga gjyqet, të këshilluara e garantuara për “fitore”, nga ortaku Olsi Rama dhe kapobanda juaj Edi Rama, i cili ka ende në shërbim, gjyqtarë e prokurorë, mbrojtës dhe pastrues krimesh, për të goditur, ndëshkuar e asfiksuar mediat e pavarura.
Edhe nëse Rama, do lejohet nga SHBA-BE, të miratojë ligjin sovjetik anti-media, po e ftillojmë “trimin” Gaz Demi, se as presionet me mesazhe, as fyerjet prej halabaku dhe as gjyqet e paguara me lekë trafiqesh, bixhozi, PPP-je e kalimesh në “Veting” të gjyqtarëve dhe prokurorëve; nuk do ta trembin stafin e “PAMFLETI”, sidomos Editorin Gjergj Zefi, në vendosmërinë për të luftuar kundër çdo rasti abuzimi, që bëhet me të drejtën e qytetarëve dhe pasuritë kombëtare.
SHËNIM/ Gjithë mesazhet fyese e kërcënuese dhe materialin e investiguar e të ardhur në redaksi, po e përgatisim në formë raporti të detajuar; dhe do ta depozitojmë në Ambasadat e SHBA-BE në Tiranë. /Pamfleti