Kush është 28 vjeçari që vrau më armë gjatë grabitjes pronarin e marketit

Policia bëri të ditur se ka arrestuar dy autorët e dyshuar të vrasjes në Kamëz ku i vdekur mbeti Agim Buçci, ndërsa e shoqja e tij Merita Buçi ndodhet në spital. Burime nga policia bëjnë të ditur se vrasësi është Vladimir Kurti, 28 vjeç nga Burreli, banues në Kamëz.
Autori kryesor Vladimir Kurti, ka pranuar krimin por s’ka dhënë detaje para hetuesve. Ndërkohë që autori tjetër i dyshuar është personi Rr.H. Janë ngritur disa grupe policore që po kontrollojnë për gjetjen e armës.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në rrugën “OSBE” ku persona ende të paidentifikuar sulmuan me amrë duke vrarë 52-vjeçarin Agim Buçin dhe plagosur bashkëshorten e tij Merita Buçi 44 vjeçe. Pronari 52 vjeçar i dyqanit, baba i tri vajzave dhe një djali, është dërguar me urgjencë në spital i plagosur rëndë me plumb në gjoks, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia nisi mbledhjen e provave materiale, si dhe sekuestroi pamjet nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të krimit.
Drejtoria e Policisë së Tiranës vendosi një shpërblim prej 500 mijë lekësh të reja për këdo që jepte informacione për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Autorët e dyshuar Vladimir Kurti 28 vjeç, Ruzhdi Hode 25 vjeç, kanë pranuar autorësinë e vrasjes, duke u shprehur se kanë qëlluar në drejtim të Agim Bucit.
24-vjeçari ka thënë se e njifte çiftin dhe jetonte pranë banesës së tyre. “U nisëm të merrnin çfarë të gjenim, sepse e dinimi që nuk kishin lekë”, mësohet se ka thënë autori i dyshuar.
Zbulimi për kapjen e dy të dyshuarvë është bërë nga komisariati 5 në Kamëz, pas përgjimeve telefonike. Ndërkohë burime të Policisë Tiranë deklarojnë se nga kamerat e sigurisë nuk u gjet asgjë sepse ishte errësirë.
Policia sqaron se tiparet fizike të të ndaluarve përputhen me karakteristikat fizike dhe se nuk ka bashkëpunëtorë të tjerë të vrasjes së Agim Bucit. Burime për Ora News nga policia e Tiranës thanë se në vendin e krimit janë gjetur dhe po analizohen disa gjurmë që dyshohet se i përkasin autorëve, ndërsa më herët janë verifikuar 27 persona. Po vijonë kërkimet për armën e krimit, pasi të ndaluarit refuzojnë të tregojnë se ku e kanë fshehur.
Si ndodhi ngjarja?
Gruaja e pronarit, 44 vjeçarJa u përball me dy persona të maskuar dhe me kapele të veshur sportiv. Pasi i kërkuan paratë, gruaja u ka thënë se nuk kishte lekë, ndërsa mori një thikë e tentoi t’i godiste.
Në këtë moment autorët e qëlluan në këmbë me dy plumba pistolete ndërsa djali i saj 6 vjeç u ul poshtë tavolinës.
Pasi dëgjoi të shtënat dhe ulërimat e bashkëshortes, Agim Buci mbërriti menjëherë në dyqan e tij dhe tentoi t’i hiqte maskën njërit prej autorëve. Nga një distancë fare e shkurtër, ai u qëllua për vdekje në gjoks me pistoletë.

Famijarët: Të bëhet drejtësia ose do ketë vetëgjyqësi
Familljarët e Agim Bucit, i cili u vra para dy ditësh në Kamëz kanë folur për Ora News. E motra e tij dhe vëllai i tij kanë kërkuar që të vendoset drejtësi ose do të hakmerren vetë ndaj vrasjes së 52-vjeçarit.
“Të bëhet drejtësia ose do ketë vetëgjyqësi. Ma vranë vëllainm në derë të shtëpisë, ishte punëtor, nuk i prishte punë askujt”, u shpreh ajo.
Agim Buci u vra gjatë një tentative të dy grabitësve për ti vjedhur dyqanin në zonën e Kamëz dy ditë më parë. Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen.
Autorët e dyshuar janë 24 dhe 28 vjeç nga Burreli dhe Kukësi dhe njëri prej tyre është identifikuar si Vladimir Kurti.
Ata kanë pranuar autorësinë e vrasjes, duke u shprehur se kanë qëlluar në drejtim të Agim Bucit.
Gjatë tentativës për grabitje ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e 52-vjeçarit.
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen në Kamëz, ku gjatë tentativës së grabitjes së një marketi mbeti i vrarë 52-vjeçari Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij.
Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj tha se dy autorët e dyshuar të krimit janë Vladimir Kurti 28 vjeç, Ruzhdi Hode 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Artikulli paraprakDua djalë! Shqipëria dhe plaga e abortit selektiv
Artikulli tjetërTaksat e investitorëve/ Shqipëria me nivelin më të lartë të tatimit mbi pagat dhe tatim fitimit në rajon