Kush është Arbnor Muçolli, risia në listën e Sylvinhos

Arbnor Muçolli ishte risia më e fundit në listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e nëntorit për llogari të kualifikueseve të Euro 2024.

Muçolli është një futbollist me orgjinë shqiptare që aktivizohet me klubin suedez të IFK Goteborg.

24-vjeçari ka lindur në Frederica të Danimarkës më 15 shtator të vitit 1999. Prindërit e tij janë me orgjinë nga Podujeva e Kosovës.

Ai e filloi karrierën e tij në futboll me klubin lokal Fredericia në moshën 5-vjeçare.

Në verën e vitit 2012, Muçolli u transferua në akademinë e Vejle BK. Ai bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Vejle më 17 nëntor 2016, në moshën 17-vjeçare. Në klubin danez ai qëndroi deri në verën e këtij viti, para se të bashkohej me suedezët e Goteborg-ut.

Përsa i përketë karrierës ndërkombëtare, Muçolli e nisi atë te Danimarka U-18. Ai luajti katër herë në nivelin U-18 për Danimarkën, duke bërë debutimin e tij ndërkombëtar më 8 mars 2017 kundër Italisë si zëvendësues në minutën e 68-të.

Por, pasi mori pasaportën shqiptare më 8 shkurt 2018 ai vendosi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi.

Muçolli u thirr nga Shqipëria U-21 për herë të parë për kualifikueset e UEFA Euro U-21 2019 në shtator 2018. Ai bëri debutimin e tij kundër Spanjës më 6 shtator.

Arbnori nuk është i panjohur edhe për ekipin A të Shqipërisë. Ai deri më tani ka arritur të paraqitet në tre ndeshje miqësore me kuqezinjtë.

24-vjeçari bëri debutimin e tij të parë për Shqipërinë në një miqësore kundër Estonisë më 13 qershor 2022. Pas asaj ai ka luajtur në miqësoret ndaj Arabisë Saudite dhe Armenisë.

Lista e Sylvinho-s për ndeshjet e nëntorit

Risia e vetme në listë është Muçolli.

Në portë do të jenë emrat e zakonshëm Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati.

Në mbrojtjë gjithashtu konfirmohen Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli dhe Frederic Veseli.

Mesfusha përbehët nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami.

Në sulm janë emrat Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Muçolli, Sokol Cikalleshi dhe Mirlind Daku.

Armando Broja nuk është thirrur për këto ndeshje, pasi sulmuesi i Chelsea vuan ende dëmtimin e pësuar gjatë grumbullimit me kuqezinjtë në tetor. Që nga ajo kohë, ish-lojtari i Southampton nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme me blutë.

Futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre do të paraqiten në grumbullimin që do të bëhet në Tiranë nga e diela, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”. Skuadra do të jetë e plotë në grumbullim duke filluar nga data 13 nëntor.

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024, teksa kuqezinjëve iu nevojitet vetëm një pikë për tu kualifikuar në “Gjermani 2024”.

Ndeshja e parë e kuqezinjëve do të jenë në transfertë ndaj Moldavisë më 17 nëntor, duke filluar nga ora 18:00. Në takimin e parë të luajtur në “Air Albania”, kuqezinjtë triumfuan 2-0.

Ndeshja e fundit për këtë fushatë kualifikuese do të jetë më 20 nëntor në “Air Albania”, ku Shqipëria do të presë Ishujt Faroe. Në takimin e parë, kuqezintjë triumfuan 1-3 në transfertë.

Kujtojmë se kombëtarja shqiptare është kryesuese në grupin e saj kualifikues, atë E. Kuqezinjtë kanë 13 pikë pas gjashtë ndeshjesh. Në vendin e dytë renditet Republika Çeke me 11 pikë. Polonia vjen e treta me 10 pikë, por edhe me një ndeshje më shumë. Moldavia ka 9 pikë. Ndërsa, në fund dhe me vetëm një pikë qëndrojnë Ishujt Faroe, të cilët kanë edhe një ndeshje më shumë.

Ecuria fantastike e Shqipërisë në këto kualifikuese ka parë skuadrën e Sylvinho-s të arrijë katër fitore, një barazim dhe vetëm një humbje në gjashtë ndeshjet e para.

Shqipëria e nisi fushatën me një humbje 1-0 ndaj Polonisë, teksa më vonë gjeti ritmin për tu rikthyer më e fortë se kurrë dhe tani është vetëm një hap larg kualifikimit, për herë të dytë në historinë e saj, në një kompeticion madhor si Euro, pas atij të 2016.

Artikulli paraprakBIRN: Detyrimet për pagat, përmbarimi bllokon llogarinë e thesarit të Prokurorisë së Përgjithshme
Artikulli tjetërBerisha po i vë gazbardhistët para provës finale, a do bëhen me herë të tretë…berishistë?!