Kush është Ardian Liçaj

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar përmes një postimi në lidhje me arrestimin në Itali të ish-shefit të Antidrogës, Adrian Liçaj, pas një operacioni të policisë italiane që çoi në sekuestrimin e 5 tonelatave kanabis dhe arrestimin e disa shqiptarëve. Liçaj mban detyrën e komandantit të patrullave të Policisë së Vlorës, ndërsa më parë ishte shefi i Antidrogës në këtë qytet.
“Gjirizi i Narkoshtetit të Noriegës shpërthen në Itali!
5 tonelata kanabis që u kapën në Itali i nisi Policia e Vlorës, konkretisht ish-shefi i Antidrogës të Vlorës, aktualisht komandant i patrullave të Vlorës, Adrian Liçaj
Të dashur miq, 5 tonelatat e drogës që u kapën sot në Itali janë nisur nga narkopolicia e Vlorës, konkretisht ish-shefi i Antidrogës në Vlorë, aktualisht shef i patrullave të Vlorës, Adrian Liçaj i arrestuar ditën e sotme në Itali si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Italisë.

Liçaj ka qenë badiguard i Zani Çaushit në vitin 1997, është emëruar në 2014-ën në pozicionin e lartë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Trafiku, u denoncua nga Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Edi Paloka si ish-badiguard i Zani Çaushit.
Pak kohë më parë u lirua nga detyra, por pasi pagoi u pranua sërish në polici si komandant i patrullave të Vlorës. Këtu më poshtë keni emrat e bandës shqiptare të trafikut të 5 tonelatave drogë nga narkopolicia e narkoshtetit”, shkruan Berisha.
Shqiptarët e arrestuar janë: Indrit Buja, alias Andrea, shqiptar, Elvis Hajdini, 25 vjeç, nga Vlora. Shefik Muho nga Vlora, Vladimir Leskaj, 51 vjeç nga Vlora, Adrian Licaj, 51 vjeç, shqiptar, Vilson Nelaj, 32 vjeç, shqiptar. Astrit Paskali, 45 vjeç, shqiptar, Alban Sinani, 35 vjeç, shqiptar, Gentian Sulejmani, 41 vjeç, shqiptar dhe Luan Tahiraj, 39 vjeç, shqiptar.

 

Exit mobile version