Kush është banda e Skraparit që bën fushatë për Ramën

Kryeministri Rama po bën fushatë me vrasës dhe trafikantë njëlloj si para katër vjetësh. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi të dërguar në adresë të tij nga një qytetar nga Skrapari. Ai ka denoncuar kandidatin e listës së PS-së në Qarkun e Beratit, Jorid Çela, se po bën fushatë me kriminelë dhe banditë.
“Qytetari dixhital denoncon bandën Guri të Skraparit, përbërë nga vrasës, trafikantë që bëjnë me terror fushatën për Jorid Çelën, kandidatin e PS në Qarkun e Beratit!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e qytetarit.
“Zoti Berisha ju përshëndes! Dua të denoncoj një kandidat për deputet në Skrapar. Ju ndoshta nuk e dini, por kandidati Jorid Çela, i fundit i listës së PS në Qarkun e Beratit, që është përgjegjës për Bashkinë e Skraparit, është nip në një familje horrash e kriminelësh, të cilët po i bëjnë atij fushatën. Joridi vetë justifikohet duke thënë që jeton në Berat, por të gjithë e dimë se nipi i kujt është. Joridi ka 4 dajo: Alush Guri, një nga horrat më të neveritshëm të qytetit, i cili sot ndodhet në karrige me rrota, pasi u qëllua me armë nga Hamit Durro përpara disa vitesh, pas një sherri banal. Alushi gjithashtu përpara shumë vitesh ka vrarë një nga djemtë më të mirë të qytetit, me mbiemër Xhameni, por kjo gjë nuk u hetua kurrë dhe ai nuk bëri asnjë ditë burg.
I biri i Alushit, Anaildi (i thirrur shkurt Abu) një njeri me pamje gorrille, ka vetëm pak muaj që ka dalë nga burgu, pasi kreu një dënim 10-vjeçar, sepse masakroi në mes të qytetit një djalë të ri, i cili kishte në pronësi të familjes një baxho dhe punonin me ndershmëri. Familja Guri donte t’ia merrte me metodat e veta kriminale, por kur e panë që nuk ia arritën, e vranë atë djalin në mes të sheshit. Sot baxhon e kanë këta vrasës.
2. Ladi Guri, daja i dytë i Joridit, ka rreth 14 vite që ka vdekur, pasi e vrau babai i atij djalit me mbiemër Xhameni, djalin e të cilit e kishte vrarë daja i madh i Joridit, Alushi. Ky plaku kishte thurrur planin e hakmarrjes dhe e vrau Ladin para gruas, fëmijëve dhe vëllait tjetër Edit, i cili i mori plakut pistoletën nga duart dhe e vrau.
3. Edi Guri, daja i tretë i Joridit, një horr që njihet dhe është dënuar në Itali e Rusi për trafik droge dhe prostitutash. Ka pak vite që ka shlyer dënimin për vrasjen e plakut që u hakmorr për djalin (e kam cituar më sipër).
4. Turi Guri, daja i katërt i Joridit, i njohur edhe ky dhe i dënuar për trafik droge dhe prostitucioni në Itali dhe Spanjë. Sot drejton baxhon që i morën atij djalit që e vrau Anaildi.
Mund të të duket si telenovelë, por në Skrapar të gjithë i njohin kush janë. Është e nevojshme t’a marrin vesh të gjithë, pasi është e patolerueshme që të votohet ky person. Turp të kenë skrapalinjtë që e njohin familjen e tij dhe e votojnë, se votuesit në bashkitë e tjera nuk e njohin.
Të lutem publikoje këtë denoncim, pasi të gjithë duhet t’a dinë që Partia Socialiste nuk heq dot dorë nga kriminelët, trafikantët dhe drogmenët.
Edhe diçka; arsyeja pse të shkruajtja nuk është se unë dua të merrem me biografi të njerëzve, por u detyrova, sepse këta dajot horra të këtij kandidati, po bëjnë presion dhe kërcënime të forta në gjithë qytetin për votat. Çdo ditë kapin njerëz të ndryshëm dhe i kërcënojnë, duke u thënë që keni të bëni me ne, mos harroni. Ndërkohë policia mban ison e tyre. A thua se jemi akoma në ‘97”, shkruan qytetari nga Skrapari.

Çunat e krimit, militantë të partisë-shtet

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas deklaratës së Ramës për policinë për të mbledhur vota për PS-në. Në një postim në Facebook Berisha shkruan se, çunat e krimit janë militantë të partisë-shtet. Berisha shkruan se, “Noriega” bëri atë që nuk e ka bërë as diktatori i fundit komunist. Gjithashtu shton se ky veprim i Ramës tregon se zgjedhjet do të jenë një farsë.
“Në narko-republikën e Noriegës, zgjedhjet janë farsë, ligjet janë letër e vdekur, çunat e krimit janë vetëm militantë të partisë-shtet, partisë kanabiste. Ndaj dhe Noriega, dje bëri atë që nuk e ka bërë as dhe diktatori i fundit komunist shqiptar. Ai nga Kuçova, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit lëshoi klithmën që vijon: “U bëj thirrje policisë, në momentin që lënë uniformën, pas pune të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS. Të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar dhe bashkë në 4 vite ta bëjmë Policinë e Shtetit të jetë në mesataren e policisë së BE”.
Me këtë thirrje, Edi Rama tregon qartë dhe përfundimisht se kjo që po zhvillohet në Shqipëri është thjesht një farsë elektorale për të mbajtur me çdo kusht karrigen e tij. Në foto keni edhe përcaktimet ligjore, të cilat për Noriegën janë thjeshtë një letër higjienike apo letër e vdekur”, shkruan Berisha.

R.POLISI

Exit mobile version