Një sasi prej gati 2 kg kokainë është sekuestruar nga policia italiane, duke çuar në pranga një 33 vjeçar shqiptar. Lënda narkotike u gjet në banesën e shqiptarit në rrugën Spalato, në Macerata.
Bashkë me lëndën narkotike, në shtëpinë e tij u gjetën edhe 60 mijë euro para cash, me sa duket të ardhura nga shitja e drogës.
Siç raportojnë sot mediat lokale, në pranga është vënë A.V., 33 vjeç, pronar i një restorant-picerie. Në banesën e tij në Spalato, Macerata, u gjet një sasi prej një kilogram e 700 gram kokainë.
Operacioni i arrestimit të 33-vjeçarit dhe sekuestrimit të drogës u krye nga efektivët e policisë së Macerata-s. Në banesën e biznesmenit u gjetën edhe 60.000 euro, që dyshohet se janë gjeneruar nga shitja e drogës. A.V. jetonte prej shumë vitesh në Macerata dhe ishte pronar i një restorant-picerie në Piediripa. Ai u ndalua pranë një bari. Pas ndalimit, efektivët menynë në banesën e shqiptarit, ku gjetën kokainën dhe paratë, që u sekuestruan.
Si droga ashtu edhe paratë ishin fshehur nën dyshek, në dhomën e gjumit të 33-vjeçarit. Identifikimi i shqiptarit, pronar i një restorant-piceri në Piediripa, erdhi pas raporteve të disa qytetarëve.
Ai u arrestua pranë barit “Nino”, ndërsa policia vazhdoi kontrollet në shtëpinë e tij duke gjetur drogën prej 1.7 kg dhe paratë të fshehura nën dyshek.