Kush është djali i drejtorit të PS që u kap me drogë në makinë

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Lezha i cili shkruan se djali i drejtorit socialist të Mjedisit në këtë qytet, Bardhok Frroku u kap nga policia me drogë në makinë. Qytetari shkruan se, droga vjen nga zona e Kashnjetit ku nga burime të sigurta janë të implikuar edhe shumë pushtetarë të tjere të rëndësishëm të rilindjes

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Shtepite e pushtetit shtepi droge!

Djali i drejtorit transportonte droge. Thuhen vetem inicialet, mbahen sekret lidhjet me pushtetin.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr., doja te ju informoj se Kapet me kanabis në makinë djali i një nga drejtoret e rendesishem të Rilindjes në Lezhë. Eshte kapur me kanabis personi me inicialet Xh.F, 22 vjeç, djali Bardhok Frrokut drejtor rajonal në Lezhë. Theksojme se Bardhok Frroku ka dhe të i shoqen të emruar në një pozicion të rendesishëm në degën e Thesarit po në Lezhë.

Klanet e rilindjes në Lezhë janë në luftë me njeri tjetrin për kapjen e sa me shumë pushtet dhe zona të mbjelljes se droges dhe kanë filluar të dekonspirojne njeri tjetrin. Droga vjen nga zona e Kashnjetit ku nga burime të sigurta janë të implikuar edhe shumë pushtetarë të tjere të rëndësishëm të rilindjes.

Kush është djali i drejtorit të PS-së

Xhuliano Frroku, i cili u arrestua dy ditë më parë në Lezhë me një sasi të konsiderueshme kanabis në makinë, mësohet se është djali i drejtorit të Mjedisit në këtë qytet, Bardhok Frroku. Babai i tij, Bardhok Frroku ka qenë më parë ish-kreu i PS-së në rrethin e Lezhës.

Gjatë kontrollit në makinë në sediljen e pasme 22-vjeçarit iu gjet 2.3 kg kanabis. Xhuliano Frroku ka bërë rezistencë ndaj policisë në momentin që policia ka kërkuar të ushtrojë kontroll.

Ai u arrestuar dy ditë më parë në vendin e quajtur Rruga e Kallmetit në Lezhë. Tashmë mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Exit mobile version