Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Gjirokastër. Seit Rondo, drejtor i Shërbimeve Publike, raportohet se është goditur me lopatë në kokë dhe ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Rondo mësohet se është goditur nga shtetasi Kujtim Basha. Shkak i konfliktit mësohet se është pronësia.
Rondo ka marrë plagë në kokë pasi është qëlluar me lopatë. Ndërsa Basha është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës.