Kush është efektivja shqiptare që humbi jetën në Letoni nga shpërthimi i minës

Një efektive e forcave të armatosura shqiptare ka humbur jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine. Si pasojë e shpërthimit të minës kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivë të tjerë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku dha në një deklaratë për shtyp se, efektivja e FA që humbi jetën nga mina në Letoni është nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj, 27 vjeçe, kurse kolegët e plagosur janë Major Klodian Nikolla Tanushi dhe rreshter Julian Xhevat Kapaj. auto sss1557136281

Efektivët e forcave të armatosura, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.

Xhenierja shqiptare Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën e vrarë nga mina në Letoni, dëgjohet në një video tek tregon për detyrën e saj dhe uron Shqipërinë për 10-vjetorin e anëtarësimit në NATO.

Ministria e Mbrojtjes e ka publikuar disa javë më parë, këtë video për efektivët shqiptarë në Letoni. Ata vetë tregojnë për punën e tyre: “Prej 2 vitesh, djemtë dhe vajzat e Forcave të Armatosura kontribuojnë në Letoni, në kuadër të Mbrojtjes Kolektive të Aleancës.”

Presidenti Meta ngushëllon familjen e ushtarakes Hasanaj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me hidhërim të thellë është informuar për ngjarjen tragjike të ndodhur me kontigjentin e Forcave të Armatosura, në kuadër të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive në Letoni, ku ka humbur jetën në krye të detyrës Nëntetare Zarife Hasanaj si dhe kanë mbetur të plagosur Komandanti i Kontingjentit, Major Klodian Tanushi, si dhe dhe Rreshteri Julian Kapaj.

Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni.

Presidenti Meta po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe u shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Major Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj.

Exit mobile version