Kush është “i forti” i “Myslym Shyrit” që u arrestua gjatë natës

Policia e Tiranës vuri në pranga sot të njohurin si “i forti” i Myslym Shyrit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se, Gjergji Cukali u arrestua gjatë natës, me pretendimin se Cukali ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D V P Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin Gjergji Cukali, 39 vjeç, banues në Tiranë.
Me datë 12.04.2018 shtetasi Gj.Cukali i dënuar me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është kapur në flagrancë larg banesës së tij pasi ka shkelur vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku është larguar nga vendqëndrimi i banesës së tij ku ishte i detyruar të qëndronte.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale te “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuara nga neni 323 të Kodit Penal në ngarkim në shtetasit Gjergji Cukali.

Exit mobile version