Kush është humoristi që Rama e bëri drejtor…

Vetëm pak kohë më parë bëri publik vendimin për të mbyllur emisionin satirik që drejtonte prej vitesh. Por humoristi Agim Bajko nuk ka qëndruar gjatë pa punë.

Sot qeveria e drejtuar nga Edi Rama e ka emëruar si drejtor të Teatrit të Kukullave.

Vendimi i qeverisë
Vendim për emërimin në detyrë të drejtorit t? Qendrës Kombëtare t? Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, ‘Për artin dhe kulturën’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’.

hqdefault

Artikulli paraprakZbulohet skema si Blushi dhe pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel
Artikulli tjetërHumbin jetën 3 persona në Bulqizë, një i plagosur rëndë