Kush është i arratisuri nga burgu i Romës që u arrestua në Selenicë

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është vënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për një person të dënuar me burgim të përjetshëm, i cili është ndaluar në Selenicë gjatë ditës së sotme. Burimet bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi Tesi (Tesiljan) Basho anëtar i bandës së Llanajve. Ai është arratisur nga një burg në Itali në vitin 2016.

Kush është Tesi Basho

Tesi Basho është një nga tre të arratisurit nga burgi i Rebias në Romë natën e 27 tetorit 2016, ku Tesi Basho vuante dënimin me burg të përjetshëm për vrasje.

Ai u arratis bashkë me Ilir Peren dhe Mikel Hasanbelli. Ky i fundit u arrestua në nëntor 2017 nga policia e Milanos.

“Natën e 27 tetorit 2016, tre të dënuarit, pasi kaluan hekurat e dritares së qelisë së tyre dhe përshkruan një intenerar ‘të mundimshëm’ brenda burgut, arritën murin rrethues dhe, duke u zvarritur me çarçafë të lidhur bashkë, arritën të braktisnin strukturën, duke zbritur nga një dritare e institucionit ku vuanin dënimet. Nga dinamika e arratisjes, hetimet zbuluan se të tre kishin planifikuar me detaje arratisjen dhe si do të vepronin pas ikjes nga burgu, duke marrë ndihmë nga persona jashtë. Disa prej bashkëpunëtorëve i pritën në afërsi të burgut me makinë, duke u mundësuar largimin me shpejtësi”, raportuan mediat italiane lidhur me arratisjen e bujshme.

Exit mobile version