Juliana Hoxha, një nga katër ish-zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, e arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës lidhur me procedurat e tenderimit në këtë institucion gjatë periudhës 2016-2017, është një emër i njohur mediatikisht.
Emri i saj është lakuar për përplasjen me ish-ministrin teknik të Drejtësisë Gazmend Bardhi, në verën e vitit 2017. Ky i fundit e pezulloi nga detyra me argumentin se Hoxha ishte pjesë e listave të kandidateve për deputetë në Tiranë të Partisë Socialiste, për zgjedhjet e 25 qershorit. Kjo u kundërshtua nga Juliana Hoxha, e cila e cilësoi të kundraligjshëm vendimin e ministrit të asaj kohe, duke u shprehur se kishte hequr dorë nga kandidimi politik.
Profili i Juliana Hoxhës gjendet dhe sot në faqen zyrtare të Partisë Socialiste.
Prokuroria e Tiranës, në një njoftim zyrtar, bëri me dije sot se Hoxha, bashkë ish-punonjës së tjetër të Ministrisë së Drejtësisë akuzohen për shkelje në tendera, të shoqëruara “me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit”.
/Boldnews.al