Kryetari i PS në njësinë nr.3 në Tiranë, Artan Kroi është arrestuar për korrupsion. Ditën e sotme policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të inspektoriatit tatimor dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.
Një ndër to ishte dhe Artan Kroi, kryetar i PS-së në njësinë nr 3 në Tiranë. Lajmin më parë e bëri të ditur mbrëmjen e kaluar me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeti i PD-së Myslym Murrizi, i cili shkruante se ngjarja po fshihet me urdhër politik.
Më tej Murrizi shkruante se Artan Kroi nuk duhet të ishte fare në administrate,sepse ai rezulton i dënuar me 7 vjet burg për trafik nderkombëtare drogë në Greqi në vitin 2004 më emrin Marjels Kroj.
Postimi i plotë
Kryetari i PS ne njesine nr 3 ne Tirane Artan Kroi, drejtues ne Drejtorine e Pergjithesheme te Tatimeve ,mik i deputetes Klotilda Bushka eshte arrestuar per korrupsion dhe gjobvenie ndaj bizneseve, por ngjarja po fshihet me urdher politik.
Nga Ministria e Brendshme konfirmohet se Fatmir Xhafaj ka urdhëruar fshehjen e ngjarjes dhe manipulimin e provave.
Artan Kroi nuk duhet të ishte fare në administratësepse ai rezulton i dënuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge në Greqi në vitin 2004 me emrin Marjels Kroj.
Duke ndërruar emrin, banditi gjobvënës i Rilindjes është shmangur ligjit të dekriminalizimit.
Fatmir Xhafaj e ka të kotë sepse nuk e shpëton dot trafikantin e drogës së PS në Tatime.
Artan Kroi duhet te denohet edhe për mosdeklarim dhe fallsifikim te formularit të dekriminalizimit.
Operacioni
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme dy punonjës të inspektoriatit tatimor dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast. Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasit: Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë si dhe Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.
Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm, me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per nenet 259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Arrestimi i tyre u krye nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione puplike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.