Urdhëri për arrestimin e protestuesve është dhënë nga drejtori i Policisë Tiranë, Ardi Veliu. Kryetari i PD të Lushnjës, Myslim Murrizi, shkruan në një postim në Facebook se, drejtori i Policisë Tiranë, Ardi Veliu, një enverist i sëmurë arreston protestuesit pa urdhër nga Prokuroria.
Murrizi shkruan se, policia ka arrestuar 3 qytetarë nga Lushnja pse morën pjesë në protestën para Parlamentit. “Për pjesëmarrje në protestë ky fundërrinë, shërbëtor i komunizmit, mendon që nuk lejohen protestat. Nën urdhërin e këtij drejtori janë arrestuar Manol Priti, Igli Hasani, Elvis Hajredini nga fshati Rrapëz i Njësisë Kolonjë, Lushnjë. Po sot, me porosi të këtij fundërrine të regjimit monstër të komunizmit, janë thirrur në Policinë Divjakë, Agron Sopjani dhe disa protestues të tjerë.
Të drejtën e protestës shqiptarët e kanë fituar më 8 dhjetor të vitit 1990. Shumë shpejt do ta merrni atë që meritoni, o enveristë, nga i pari tek i fundit. Nuk ka asnjë shërbëtor të Sorosit, që mund të kthejë Shqipërinë 27 vjet pas, me çfardo lloj funksioni, kombësie apo pashaporte qoftë ai ose ajo. Kush cënon të drejtën dhe liritë e qytetarëve të fituar me mund dhe plot sakrificë nga një regjim gjysëm shekullor diktaturë, mund të marrë si “shpërblim” atë që meriton”, shkruan ndër të tjera Murrizi.