Antony Blinken, sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, pritet të jetë Sekretar i Shtetit, në momentin që Joe Biden të marrë detyrën e Presidentit të SHBA-së.
Por kush është Antony Blinken?
Bëhet fjalë për ish-zëvendës sekretarin e shtetit dhe zëvendës këshilltarin e sigurimit kombëtar gjatë administratës së presidentit Barack Obama dhe një këshilltar i politikës së jashtme të Demokratëve.
Kur flasim për politikën e jashtme të SHBA-së, sigurisht mendojmë për ndikimin e saj në Ballkan në përgjithësi dhe në Kosovë, në veçanti.
Dhe në këtë drejtim, siç duket Blinken nuk ka qenë “i painteresuar” për rajonin në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti, përcjell Telegrafi.
Mjafton t’i hedhim një shikim të shpejtë karrierës së tij në Washington, gjatë dy administratave të mëparshme dhe detyrave tjera të rëndësishme të tij, brenda dhe jashtë qeverisë: Sipas Illyriapost, të gjitha detyrat e tij të larta kanë qenë të lidhura ngushtë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke pasur në fokus të veçantë politikën amerikane karshi Evropës dhe NATO-s gjatë dekadave të fundit.
Por interesimi i njeriut që ka vizituar edhe Kosovën nuk ka ndaluar vetëm me çështjet politike.
Këtë e dëshmon edhe një ripostim i tij në Twitter, i bërë më 8 gusht të vitit 2016, ku ai ka komentuar mbi një postim në Twitter të ambasadorit amerikan në Prishtinë.