Beneta Lika Shena është një nga protestueset që u sulmuaa me lëndë helmuese nga forcat speciale në protestën e të shtunës para Kryeministrisë.
Shena, nënë e dy fëmijëve u sulmua nga policët specialë me spraj ndërsa ishte duke protestuar paqësisht para Kuvendit, pas marshimit nga Kryeministria drejt Parlamentit të krimit.
Megjithatë, ajo ka dalë sërish sot në protestë duke sfiduar policinë politike që udhëzohet nga Rama e Lleshi për të derdhur helm ndaj protestuesve.
“Jam nënë e dy fëmijëve. Jam bijë babai e motër vëllai. Dal të protestoj paqësisht e dhunohem nga forca speciale të Lleshit. Më kanë sulmuar me spraj drejt e në sy pse po ndihmoja një të moshuar që kish rënë e nuk ngrihej dot”, shprehet Beneta.
Ajo sot ndodhet mes protestuesve para Parlamentit duke protestuar për largimin e Ramës dhe qeverisë kriminale.