Prurja e re në PS, Veliaj: E falenderoj Zison që u bashkua me familjen tonë

Veliaj bën gjithmonë nga një suprizë. Kësaj here ka prezantuar si prurje të re në PS, një aktor që mban emrin Kastro Ziso. Në rrjetet sociale është shfaqur krahas fotos së Veliajt me Zison edhe një foto e mëparshme e Zizos me Ajola Zozen, dikur miq.

Si duket Veliaj ka nisur të mbushë PS-në me miqtë e dikurshëm të Ajolës. Ky është një syistem meritokracie i llojit socialist. Sa herë është në krizë PS i bëjnë thirrje miqve të bashkëshorteve që të anëtarësohen në PS për të forcuar partinë.

Po a është ky një forcim real? Kjo mbetet për tu parë. Krahas mbledhjes së kartave të identitetit PS, Veliaj ka nisur të mbledhin për zgjedhje edhe miqtë e mëparshëm të bashkëshortes së tij, e cila duhet vlerësuar që në këtë ditë të vështirë për PS po i gjendet Veliajt dhe Partisë në mbështetje me mish e me shpirt.

Prezantimi i Veliajt pës Zison

Gjatë një takimi të zhvilluar në njësinë 4 në Tiranë, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka prezantuar mbështetësit më të rinj të partisë socialiste.

Në përgatitje të fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, krah Veliajt dhe Sadri Abazit, është shfaqur këngëtari Kastro Zizo i cili duket se tashmë bën fushatë për Partinë Socialiste.

Ai ka thënë se “suporti” i tij do të jetë maksimal dhe në fund të fjalës që mbajti, i dhuroi lali Erit edhe një çantë shpine.

“Edhe unë dua të jem brenda njerëzve aë janë po aq dinamik sa unë. Suporti im është maksimal dhe jo vetëm. Shumë nga ata njerëz në një projekt artistik që jam suportuar, kishin bindje të djathta. Kur secili është ndjerë i ngopur, ka reflektuar me veten, ore dale, këtë që kisha nevojë, ky po ma jep edhe pse s’ësht e partisë time. Suporti është maksimal. Lal, ti e di që jam njeri i surprizave, është kollaj të bësh biznes në Shqiëpëri. Unë arrita që të kem brandin tim të çantave, lali kjo është një dhuratë për ty. Faleminderit shumë dhe fitore!“, tha ndër të tjera Kastro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Falenderoj Kastron që u bashkua me familejn tonë”, u shpreh Veliaj.

Erion Veliaj ka nisur të grumbullojë figura të ndryshme në botën artistike, për fushatën e PS-së. Kujtojmë se pak ditë më parë, krah tij u shfaq Valbona Selimllari, Landi Hysa apo Vikena Kamenica.

Artikulli paraprakBasha me Komisionierin Varhelyi: Reforma zgjedhore është ndryshuar, shembi themelet e marrëveshjes së 5 qershorit
Artikulli tjetërHasa publikon videon: Veliaj ka dhënë leje ndërtimi për 3.4 milionë metër katror. Mashtrimet i kanë zënë shtresa betoni