Kush është shqiptari që nominohet për çmimin “Avokati më i mirë për të Drejtat e Njeriut 2018” në Britaninë e Madhe

Avokat Naim Hasani, me një eksperiencë të jashtëzakonshme në Britaninë e Madhe, është nominuar për çmimin prestigjioz “Avokati më i mirë për të Drejtat e Njeriut për vitin 2018”, në Britaninë e Madhe.
Lajmin e jap vet avokat Naim Hasani në rrjetin social Facebook ku shkruan:
“Jam shume I lumtur qe sot pasdite jam njoftuar nga Ministria e Drejtësisë nëpërmjet Shoqërisë se Ligjeve se jam përzgjedhur konkurrent kryesor për çmimin prestigjioz “AVOKATI MË I MIRË PËR TË DREJTAT E NJERIUT PER VITIN 2018” në Angli dhe Wales.
Fituesi do të shpallet më daten 17 Tetor 2018 ne një ceremoni speciale në Londër. Padyshim nëse do të kem privilegjin të shpallem fitues i këtij çmimi mjaft prestigjioz në fushën e drejtësisë, do të ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm për punën time si Avokat por edhe për komunitetin shqiptar në Britani dhe imazhin pozitiv dhe integrues qe ky çmim përcjell”.
Mediat angleze: Naim Hasani, një histori suksesi në Britani/Avokati Naim Hasani, jo vetëm ishte i pari shqiptar që mbrojti një çështje në Gjykatën Supreme të Britanisë, por arriti dhe të triumfonte. Naim Hasani fitoi një çështje, ku dy bashkëqytetarë u njohën si shtetas britanik, edhe pse ishin regjistruar më parë si shtetas kosovarë, ndërkohë që ishin nga Shqipëria.
Ky vendim hapi dritë jeshilë për mijëra raste të ngjashme, po ashtu dhe për fëmijët e tyre që kishin këtë problem, për shkak të regjistrimit fillestar të prindërve si shtetas kosovarë.
Gazeta prestigjioze, The Times, ka botuar para pak ditësh një shkrim lidhur me këtë histori suksesi për Naim Hasanin dhe kolegët e tij.
Duhet theksuar se në këtë rubrikë të The Times, shkruhet vetëm për raste të rralla dhe avokatë të shquar. Naim Hasani është po ashtu, kreu i degës së Partisë Demokratike në Britaninë e Madhe.

38208517 10157236157519041 6163808979257393152 n

Artikulli paraprakBasha-Ramës: Kokat e krimit do të shtypen ose nga drejtësia ose nga populli
Artikulli tjetërRama godet Lezhën, urdhëron OSHEE të lerë pa energji zonat turistike