Kush është struktura e Sigurimit të Shtetit në Shërbimin Informativ?

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi mbrëmjen e sotme se sapo Visho Ajazi u emërua Ambasador, Edi Rama, që për 4 vite nuk i kishte miratuar SHISH strukturën, e miratoi atë, duke rikthyer Sigurimin e Shtetit atje.
“U krijua Drejtoria e Performancës, që drejtohet nga Mevlud Matraku, i ndjekur nga Bahri Shaqiri për lidhje agjenturore të palejueshme, me shërbime të huaja, me fqinjët. Inspektore të Përgjithshme emëroi njërën me 3 mbiemra që survejon edhe opozitën.
Ka një drejtori shumë të rëndësishme atje, ajo e luftës kundër drogës. Kujt iu besua kjo drejtori? Julian Markut, ish-sigurims që në sarandë rrinte në konaket e Balilit.
Qerim Dedja është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë, ish-sigurims.
Agim Karalliu është emëruar në krye të SHISH të Tiranës, militant i thekur i PS-së. Ilir Tafa, ish-sigurims dhe që ka qenë kryetar i degës në Durrës, vëllai i tij është në listën e SHISH për drogën.
Vladimir Elezi, ish-Sigurims drejton SHISH në Elbasan.
Renald Sinani drejton degën e Sarandës, ish-sigurims edhe ky.
Alban Ismaili është emëruar drejtor i kundërzbulimit.
Qerim Dedja sërisht një ish-sigurims.
80 % e të emëruarve janë lartësime në detyrë të ish-sigurimsave.
Nga 17 drejtori që ka ky shërbim ka mbetur aty vetëm 1 dibran, janë hequr të gjithë veriorët si armiq të egër. Janë spastruar veriorët sikur të ishin serbë”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri tha se kryesisht të emëruarit janë nga Korça, duke shtuar se ato janë emëruar nga Niko Peleshi dhe Edi Rama.

Artikulli paraprakBerisha: Ja çfarë di Tahiri për Ramën, nga valixhet e parave, tek përgjimet e Olsit dhe tre lidhje të tjera
Artikulli tjetërFaqja e pare