Dardan Almeta është kthyer në një ‘makth’ për Policinë e Shtetit dhe atë bashkiake për sa kohë emri dhe imazhi i tij është në çdo vend ku ka protesta dhe tubime masive të popullit. Por ndonëse është në protesta.
“Për herë të parë jam arrestuar në Janar pranë ambasadës amerikane nga 20 efektivë civil të policisë bashkë me një shokun tim ku na mbajtën 7 orë dhe na pyetën pse kemi bllokuar dyert e fakultetit. Pastaj jam shoqëruar pothuajse çdo 4 ditë e theksoj nga civil dhe jemi mbajtur nën vezhgim thua se ishim kriminelë jo studentë.
Jemi shqoqëruar vazhdimisht dhe na është bërë presion gjoja se ne ishim anëtarë të forumeve politike. Natyrisht ishin shoqërime politike pasi kur jam shoqëruar herën e parë më kanë thënë se juve ju ka iniciuar Sali Berisha për të mbyllur dyert e fakulteteve. Unë nuk kam asnjë njohje me ish-kryeministrin përvecse e di që ka qenë drejtuesi i qeverisë”, tha ai.
Almeta tha se shoqërimet e tij nuk e ndalojnë që të marrë pjesë në çdo protestë që ka një kauzë të veçantë dhe reale.
“Unë jam i lirë të marr pjesë në çdo protestë pavarësisht se mund të thirret edhe nga partitë politike por kur ka një kauzë të drejtë pse nuk duhet të marr pjesë. Kryeministri është tallur vazhdimisht me kërkesat e studentëve dhe vazhdon të tallet bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Premtimet që kanë bërë janë të gjitha gënjeshtra. E vërteta është krejt ndryshe pasi nuk kanë kartë studentët, nuk kanë kushtet minimale në fakultete dhe konvikte”.
Duke folur për protestën e opozitës, Almeta tha se në të marrin pjesë shtresa më e varfër e vendit duke analizuar që ajo sipas tij, është politike sepse drejtohet nga disa forca politike.
Almeta ka folur edhe për ndalimin dhe shoqërimin e tij nga policia ku është mbajtur në bodrumin e Bashkisë së Tiranës ku tha se, është dhunuar dhe fyer me fjalët më të ndyra nga fektivët civil bashkë me shokun e tij.