Kush është trafikanti i drogës dhe pengmarrësi që do të hetojë bizneset dhe lidhjet me Olsi Ramën e Gaz Demin

Kryeministri Rama vazhdon aventurën e kriminalizimit të administratës publike duke vënë në krye të sektorëve strategjikë eksponentë të mafias si mbështetje e bandës së tij familjare që komandon të gjithë fondet publike

Kryeministri Rama, po rifreskon strukturat dhe kupolat e krimit në administratën shtetërore, sidomos në sektorët, ku akordohen, qarkullojnë e kontrollohen fondet publike, importet, taska TVSH, akcizat, eksportet dhe aktiviteti i bizneseve “Vip”.

Këta drejtues, po i zëvëndëson me persona të botës së krimit, të cilët, kanë shërbyer e shërbejnë, brenda grupeve mafioze, ku ushtron aktivitet drejtues dhe vëllai i tij Olsi Rama, me maskë uniformash sportive.

Me porosi te posaçme, kryeministri Rama, ka emëruar Drejtor të Hetimit Tatimor të Tiranës, Romeo Kujtim Shehun, ekzemplarin nga Saranda, i njohur si i ish-dashuri Çiljeta Çilagës, por i dashuruar pas trafikut të drogës dhe peng-marrjeve e grabitjeve me dhunë, për llogari të interesave, punëve e bineseve të pista të Gaz Demit, shefit të Olsi Ramës.

Sipas njoftimit zyrtar, të shpallur nga drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, mes 4 fituesve “ekselentë” të konkursit kombëtar, për drejtues hetimi tatimor, fitues për drejtor në Tiranë është shpallur Romeo Kujtim Shehu me 11 klasë shkollë, i cili me nivelin e tij profesional, mposhti 106 pjesëmarrës në konkurs, që ishin ekspert ekonomie, drejtësie e financash.

Madje njëri prej konkurentëve juristë, ish prokuror, e ka pasur Romeon të pandehur, arrestuar për trafik droge dhe pengmarrje turistësh, por që burgaxhiu Romeo doli më i zoti.

Pas këtij emërimi, Hetimin Tatimor, Edi Rama e delegoi te Gaz Demi, ashtu siç i dha Rrugën e Arbrit përmes krushkut të tij Rrok Gjoka apo edhe monopolin e bixhozit.

Në vijim “Pamfleti” do ju sjellë fakte të reja shkresore mbi shërbimet që Romeo Kujtim Shehu i ka bërë bizneseve të pista dhe ilegale të Gaz Demit, Olsi Ramës, Klement Balilit, Koço Kokëdhimës e deri atyre që inaguruan “Santa Quaranta”-n.

“Pamfleti”

Exit mobile version