Kush fshihet pas skandalit të publikimit të tezave të maturës

Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Arsimit, Plarent Ndreca, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere publike shkeljet ligjore te tre institucioneve te arsimit te larte privat, per te cilat atyre iu eshte hequr licensa./r/n/r/nSecretary General of the Ministry of Education, Plarent Ndreca, speaking during a press conference.

Tezën e maturës e ka nxjerrë sekretari i Përgjithshëm i mafies së MAS Plarent Ndreca, denoncuar nga KLSH për vjedhje të miliona eurove. Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar dje denoncimin e një inspektori, i cili ka bërë të ditur se sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit është autor i skandalit të publikimit të tezave të provimeve të maturës para mbajtjes së provimeve të shtetit. “Inspektori dixhital denoncon Plarent Ndrecen, sekretarin e Përgjithshëm të mafies së MAS për nxjerrjen e tezës së maturës dhe organizimin e rrjetit të shpërndarjes së saj sipas përkatësisë politike. Sipas denoncimit është gjendur celulari që ka fotografuar zgjidhjet. Të dhënat paraprake implikojnë Ndrecën dhe kushërirën e tij. Byzylyku është kodi i shpërndarjes së zgjidhjes. Ndreca ka parapërgatitur nxjerrjen edhe të tezave të provimeve të ardhshme”, shkruan Berisha në reagimin e tij, ndërsa i bën thirrje ministres të shkarkojë menjëherë dhe të dërgojë për ndjekje penale këtë mafioz të rrezikshëm. Gjithashtu ish-Kryeministri i ka bërë thirrje thirrje Prokurorisë të ndërhyjë për të vendosur para ligjit shkatërrimtarin e maturës shtetërore Ndreca. Më poshtë janë mesazhet e inspektorit dixhital: “I nderuar Doktor! Përpara se të të parashtroj disa problematika që po hasim me mafiozët në MAS, dëshiroj t’ju uroj shëndet. Ju informoj se Plarent Ndreca është përgjegjësi kryesor për daljen e tezës së provimeve, e cila u kap në flagrancë nga ministrja Karabina në Kurbin, ku drejtoreshë arsimi është kushërira e Plarent Ndrecës. Ky telefon u kap nga vetë ministrja dhe siç duket nga fotoja është zgjidhur në një tavolinë zyre dhe kjo duket qartë nga lloji i tavolinës dhe gishtat e drejtoreshës së arsimit që e ka zgjidhur nga zyra e vet inspektorët e MAS në Kurbin nuk kryenin asnjë lloj efekti në provime, sepse kur vetë ministrja kapi 5 vetë duke kopjuar haptazi, mendoni pak se ç’bëhet më tej. Janë ende 2 provime të maturës, të cilat janë në rrezik të madh me Plarent Ndrecën në krye, pasi ai ka bërë ndarjen e njerëzve sipas zonave të monitorimit, pa dijeninë dhe aprovimin e ministres. Një tjetër aspekt që u konstatua është se maturantët që liheshin të lirë të kopjonin ishin të ‘shënuar’ dhe dalloheshin nga një byzylyk që mbanin në dorën e djathtë, pra atë që shkruanin. Në Fushë-Krujë fenomeni i byzylykëve ishte pothuaj nga 10 vetë në çdo klasë. Edhe nga këta që kapëm me celular kishin byzylykë. Kjo s’ka qenë rastësi pasi na e kishin denoncuar vetë maturantët. Ky telefon u kap nga vetë ministrja dhe siç duket nga fotoja është zgjidhur në një tavolinë zyre dhe kjo duket qartë nga lloji i tavolinës dhe gishtat e drejtoreshës së arsimit që e ka zgjidhur nga zyra e vet”.

Exit mobile version