Kush i njeh këta? Pyetja e Bashës për socialistët që e bëri Ramën të flasë me vete

Ka pasur një moment gjatë seancës së sotme në Parlament, kur Rama e ka humbur toruan. Ai është parë të turfullojë dhe të flasë dhe të shajë nga vendi, çka ka sjelllë edhe reagimin e Bashës nga foltorja duke i thënë “mbylle gojën o psiqik, mos flit nga prapa”. Po për çfarë ju adresua Basha, Ramës që ai e humbi qetësinë?
Basha ju drejtuar socialistëve ndërsa tregonte me gisht ministrat e rinj të qeverisë , “kush i njeh këta nga ju dhe socialistët, a ka ndonjë nga ju që i mban mend emrin? Ka qenë pyetja e Bashës.
Deklarata e Bashës
Të dashur bashkëqytetarë! Nga kjo sallë kam paralajmëruar në mënyrë të përsëritur këtë një vit e gjysëm se projekti i vetëm i Edi Ramës është asgjësimi i çdo procesi dhe i çdo institucioni politik, për të qeverisur dhe sunduar Shqipërinë vetëm me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh. Hap pas hapi keni parë se si u vu në jetë ky projekt.
U asgjësuan zgjedhjet, u asgjësua e drejta e votës, e drejta elementare e qytetarëve në demokraci për të përzgjedhur me votë ata që do t’i përfaqësojnë në këtë sallë, ata që do të mund t’i mbrojnë interesat e tyre në këtë sallë, ata që do të munden nga kjo sallë të kalojnë ligje e të miratojnë vendime, që do t’ua bëjnë jetën e tyre pak më të lehtë e jo më të vështirë. U asgjësua Kuvendi. Sot, kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, sepse ata që kanë sot forcën e kartoanave, e morën atë përmes forcës së krimit. Dhe sot e gjithë ditën mbrojnë vetëm krimin dhe favoret e tij. Ky Kuvend sot përfaqëson vesin më të shëmtuar në 28 vite pluralizëm.

Antivlerën e ngritur në piedestal, hajdutërinë e përzier me arrogancën dhe nënçmimin e të pamundurve.
U asgjësua Gjykata Kushtetuese, mbrojtësja e vetme e garancive kushtetuese, qytetarëve shqiptarë dhe proceseve politike. U asgjësua këtu nga kjo sallë Prokuroria.
Tani, i erdhi radha edhe asgjësimit të Partisë Socialiste. Sot në pushtet ka vetëm një njeri, që qeveris me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh, që kontrollojnë të gjitha pushtetet në vend, jashtë çdo kontrolli, jashtë çdo procesi politik. Sot, ministra në pushtet, nuk janë më as përfaqësues të popullit, as përfaqësues të Partisë Socialiste, kundërshtarit tonë historik. Sot në Shqipëri ka vetëm një pushtet, pushteti personal i Edi Ramës. Shikojini pak këta njerëz (kthehet nga poltronat ku rrinë ministrat), më thoni, a i dini emrat e disave prej tyre?
A e dini emrin e kësaj zonjës, e njihni kush është? A e njihni o socialistë kush është kjo zonjë? Kush është kjo tjetra? Po kjo tjetra kush është? I njihni apo jo? A i njihni kush janë? Bashkëqytetarë socialistë, anëtarë të Partisë Socialiste, a i njihni kush janë këta? Çfarë janë? Janë kukullat e këtij. Më thoni (u drejtohet deputetëve socialistë në sallë), ju, a i mbani mend emrat e këtyre zonjave? Kaq po ju pyes. Nuk po ju vë as nofka e as mbiemra. A i njihni kush janë? Kush është, ministre e kujt është? Çfarë është? Çfarë ka bërë për këtë vend? Nga vjen? (i drejtohet kryeministrit Rama) Mos pëllit! Se në qoftëse ka filluar të të dhëmbë, do të të dhëmbë shumë më shumë, shumë shpejt. Mos pëllit.

Artikulli paraprakBerisha tregon mesazhin që ka marrë nga “miqtë” jashtë vendit për Ramën
Artikulli tjetërOligarkët paguan Ramën për të emëruar ministrat, Basha: I çmenduri poston foto lakuriq