Kush ia vrau vëllanë Avni Rustemit?

Nga dr. Hasan Bello

Një nga heronjtë e rremë që prodhoi politika shqiptare dhe regjimi komunist ishte Avni Rustemi, i cili nga shumë bashkëkohës dhe studiues konsiderohet si promovues i terrorizmit politik. Por ndërsa regjimi zogist (që e kishte pasur kundërshtar) u përkujdes ndaj familjarëve të tij, komunistët i ekzekutuan të vëllanë. Kjo ndodhi gjatë luftës civile në vitin 1943.

Libohova ishte një nga trevat nacionaliste që i kishte pritur italianët me pushkë dhe ndër të parat që u çlirua prej tyre. Pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes mes nacionalistëve dhe komunistëve, edhe ajo u përfshi në vorbullën e luftës civile. Më 3 tetor 1943, Libohova u mësy nga forcat e Zonës së I Operative, të cilat pasi ekzekutuan katër persona në lagjen Marinë, duke mbrojtur shtëpitë e tyre vijuan terrorin duke pushkatuar edhe pesëmbëdhjetë të tjerë. Një prej të pushkatuarve ishte edhe Qazim Rustemi, i vëllai i Avniut, i cili sipas disa të dhënave ishte përkrahës i Ballit Kombëtar.

Ndërsa nga njëra anë Avniut i eleminuan të vëllanë, nga ana tjetër shtëpinë e tyre e kthyen në muze.

Gjatë dhe pas luftës, eksponentë të njohur që kishin bërë emër si antizogistë, siç ishte Beqir Valteri, u ekzekutuan dhe u burgosën nga vetë regjimi komunist.

Exit mobile version