Kush janë 22 drejtuesit e PD që njohu Apeli/ Sali Berisha është ligjërisht kryetar, po aq sa Evi Kokalari dhe Shehaj që tani ka partinë e tij!

Situata në PD e Berishës ka marrë tashmë një tjetër trajtë. Lexuar kjo nga pikëpamja ligjore llogoritë e bëra nga Berisha rezultojnë një tjetër “ngërç”, këtë herë një ngërç i krijuar nga vetë Berisha bashkë me grupin nismëtar të Rithemelimit.

Në vendimin e fundit të Apelit, afishuar tashmë dhe në rregjistrin e partive politike, KQZ njeh si organ drejtues të PD-së, grupin me 22 drejtues që dolën nga kuvendi i 11 dhjetorit të vitit 2021. Pra juridikisht për herë të parë në Shqipëri paskemi dhe nuk e kemi ditur, një parti pa një kryetar dhe me “Drejtim Kolegjial”.

Sali Berisha nuk rezulton njeriu që drejton partinë as pas vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, por vetëm si një drejtues me të drejta të barabarta më të tjerët, madje me po aq sa edhe Evi Kokalari e cila ka ikur nga Rithemelimi prej kohësh dhe shfaqet kritike dhe denoncuese e madhe e atij grupimi dhe vetë Berishës.

Siç shihet dhe në shkresën zyrtare të tërhequr nga Gjykata e Tiranës ditën e djeshme (22 korrik, 2024), ky komision që ligjërisht drejton PD, përbëhet dhe nga emra që janë distancuar nga Berisha apo tashmë janë larguar fare prej tij. Evi Kokalari u largua nga Rithemelimi pa u bërë as një vit nga Kuvendi që e ka zgjedhur bashkëdrejtuese. Ajo tashmë është penduar për përkrahjen e madhe që i dha dhe aktualisht është një nga zërat më të fortë kundër Berishës dhe forcës politike që ai drejton, duke i akuzuar si shkatërrues të së djathtës dhe konservatorizmit shqiptarë. Kurse së fundmi dhe Agron Shehaj vendosi të heqë dorë nga mbështetja për Berishën, duke krijuar partinë e tij me emrin, “Mundësia”.

Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit:

Agron Shehaj

Albana Vokshi

Aldo Bumçi

Belind Këlliçi

Bled Himci

Bujar Nishani

Çlirim Gjata

Edit Harxhi

Edi Paloka

Edmond Spaho

Enno Bozdo

Vili Minarolli

Flamur Noka

Genc Deromemaj

Genc Pollo

Ivi Kaso

Klevis Balliu

Keltis Kruja

Luan Baci

Lorenc Luka

Moza Hajdarmataj

Sali Berisha


Por Shehaj dhe Kokalari, (Madje edhe Luan Baçi), kanë po aq sa Berisha të drejta në drejtimin e partisë. Pra edhe pse De Fakto Sali Berisha bën kryetarin absolut dhe shitet si i tillë nga media dhe të tijët, De Jure, (Në regjistrin e partive në gjykatë), ai është i njëjtë si Evis Kokalari në SHBA, Vokshi dhe 20 “kryetarët” e tjerë.

Nuk dihet ende sesi do të zgjidhet ky ngërç, kur jemi shumë afër zgjedhjeve të përgjithshme dhe Berisha, nuk do mundë sërish ta ketë emrin si kryetar i PD-së në fletën e votimit.

Kjo situatë ose do ta çojë PD e Berishës drejt zgjedhjeve në parti, ndërkohë që këmbanat e zgjedhjeve të 2025 kanë rënë,ose ai do të vazhdojë lojën që ka bërë 3 vite duke vazhduar të qëndrojë kryetar De Fakto, por jo De Jure. Nëse shkojmë në këtë situatë me lista të mbyllura në zgjedhjet e vitit 2025, atëherë edhe emrat e deputetëve në listë, ligjërisht nuk i vendos dot vetëm Sali Berisha, por vetëm Komisioni Nismëtarë me 22 bashkëdrejtues të depozituar në gjykatë dhe që juridikisht janë ata që vendosin për partinë për çdo veprim në KQZ dhe çdo institucion tjetër përfshi dhe Thesarin e Shtetit që lëvron fondet e PD. Kjo situatë mund të sjellë pastaj edhe situata tragjike kur të vij puna për përpilimin e listës së deputetëve, pasi mes 22 kryetarëve të kësaj PD-je, nuk ka asnjë që i përket grupit të Gazment Bardhit apo Salianjit, të cilët kur u krijua ky komision ishin armiq të egër të tij. Mund tu duhet që përveç “lëpirjes” ndaj Sali Berishës të bëjnë të njëjtën gjë edhe me 21 bashkëdrejtuesit e tjerë që nje gjykata pas Apelit. Dhe kjo është shumë!

Nga ana tjetër, Lulzim Basha, kreu i PD Euroatlantike, ka depozituar këtë të martë një rekurs, (68 faqe), shterues me shkelje të rënda dhe flagrante për vendimin e Apelit që la në fuqi Zhukrin, (Pra PD e regjistruar me 22 bashkëkryetarë), duke mos e njohur si vendim dhe kërkuar zgjidhje përfundimtare dhe në themel të një maskarade juridiko-politike-penale e cila jo vetëm shkatërroi PD, por edhe minoi hapur demokracinë.
Që pas zbardhjes së vendimit, ishte njoftuar një nismë e tillë, e cila, sipas Bashës dhe mbështetësve të tij, do ta përmbysë situatën dhe realitetin, për shkak të veprimit të padrejtë të Apelit dhe do të vendosë drejtësinë.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit nuk mori në konsideratë urdhrin e Gjykatës së Lartë për ta trajtuar në themel çështjen e PD, duke lënë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit, çka është një shkelje e rëndë e kësaj gjykate.
Apeli do duhej ta kishte trajtuar çështjen e PD në themel të saj, duke filluar nga çdo procedurë e ndjekur antiligjore dhe antistatuore e Berishës dhe mbështetësve të tij.

Ironike është se dy nga tre gjyqtarët e Apelit që i dhanë vulën Berishës, ishin sulmuar prej tij nominalisht si njerëz të pushtetit dhe të Edi Ramës.

Është e qartë se kujt i ka interesuar më së shumti që PD t’i kalojë Sali Berishës.
Ndaj ky rekurs ka një vlerë sa për PD, edhe për opozitën dhe demokracinë shqiptare. /Alfapress.al

Exit mobile version