Kush janë 8 petritat e Partisë që kontrollojnë vettingun politik

Pjesa më e madhe e komisionerëve të Vetingut rezultojnë me lidhje të dukshme me Partinë Socialiste në pushtet.
Trupa e juristëve që po realizon procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve është zgjedhur me kriter bazë lidhjet e tyre me maxhorancës qeverisëse.

“Boldneës.al” ka renditur të paktën 8 nga 11 anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të cilët është lehtësisht i identifikueshëm lidhja e “duhur” politike për të qenë pjesë e institucionit që kontroll gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Shqipërisë. Në këtë verifikim mediatik nuk është përfshirë anëtarja e 12-të, Alma Faskaj, e cila thuajse prej një viti nuk e ushtron funksionin e Komisioneres.

1. Genta Bungo (Tafaj)
Kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Genta Bungo (Tafaj) konsiderohet si investim i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj,në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ura e lidhjes me Bungos dhe Xhafaj ka shërbyer vëllai i politikanit të lartë socialist, i cili ka bashkëpunuar prej vitesh me kryetaren aktuale të Komisionit të Vetingut në Dhomën Kombëtare të Përmbaruesve.

2. Brunilda Bekteshi (Vasha)
Anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Juriste e thjeshtë në CEZ Shpërndarje, ajo rritet në detyrë në vitin 2013, në kohën që qeverisja e Edi Ramës rimori nën kontrollin shtetëror Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Bekteshi mbajti detyrën e shefes së sektorit në OSHEE prej vitit 2013 deri në 2017, kur zgjidhet Komisionere e Vetingut.

3. Etleda Çiftja
Anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Ish-juriste e “Devolli Hydropoëer”, Etleda Çiftja zgjidhet në vitin 2017 në pozicionin e Komisioneres së Vetingut.
Bashkëshorti i saj, Dejvi Çiftja është një nga truprojat më të afërta të kryeministrit Edi Rama.

4. Lulzim Hamitaj
Anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Lulzim Hamitaj ka punuar prej disa vitesh në një zyrë avokatore në Romë, Itali, para se të zgjidhen Komisioner i Vetingut. Njihet si një prej njerëzve më të afërt të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Dyshohet se ka fallsifikuar dokumentacionin, me të cilin ka aplikuar për pozicionin e Komisionerit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ndaj tij ka nisur hetim për “fallsifikim dokumentash” nga Prokuroria e Tiranës.

5. Olsi Komici
Anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Ish-jurist i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Olsi Komici i bashkohet në vitin 2015 Task-Force-s së krijuar nga kryeministri Edi Rama për verifikimin e titujve të pronësisë në bregdet. Ai ka qenë bashkëpunëtor i drejtuesit të kësaj njësie, Alket Hyseni,sot deputet i Partisë Socialiste. Në fillim të vitit 2017, Komici emërohet zv.drejtor i përgjithshëm i ALUIZNI-it, institucion nën varësinë direkte të Edi Ramës.

6. Pamela Qirko
Anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Pamela Qirko është motra e ministres aktuale të Infrastrukturës, Belinda Balluku. Qirko u emërua në vitin 2017 Komisionere e Vetingut, pas një përvoje të gjatë në kompaninë telefonike “AMC”, më pas “Telekom Albania”.

7. Roland Ilia
Anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Roland Ilia ka qenë kandidat për deputetet i Lëvizjes G-99 të drejtuar nga Erion Veliaj, Kryetar aktual i Bashkisë së Tiranës dhe i konsideruar si pasardhës i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste.

Para se të emërohej komisioner i Vetingut, në vitin 2017, ai ishte pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, qytet ku provoi dhe dështoi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 nën siglën e partisë së Veliajt.

8. Valbona Sanxhaktari
Anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Konsiderohet si një prej investimeve kryesore të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, në Komisionin e Vetingut.

Sanxhaktari, para se të zgjidhej në KPK, ka punuar si juriste në administratën e Këshillit të Ministrave, gjatë mandatit të parë të kryeministrit Edi Rama (2013-2017).

“Boldnews.al”

Exit mobile version