Në mjediset e Presidencës u përcaktuan sot anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin e ardhshëm.
Pas shortit të hedhur nga ekspertët e drejtësisë, Këshilli i vitit të ardhshëm u përcaktua të jetë me anëtarët:
Marsida Xhaferllari – nga Gjykata Kushtetuese.
Elsa Toska – nga Gjykata Kushtetuese.
Ervin Kupe – nga Gjykata e Lartë.
Adnan Xholi – nga Prokuroria e Përgjithshme.
Astrit Kalaja – nga Gjykatat e Apelit.
Elona Toro – nga Gjykatat e Apelit.
Gjon Fusha – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve.
Genti Xholi – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve.
Erinda Selimi – nga Gjykatat Administrative të Apelit.
Po kështu përveç nëntë anëtarëve shorti përcaktoi edhe anëtarët zëvendësues të cilët do të jenë:
Fiona Papajorxhi – nga Gjykata Kushtetuese.
Ilir Panda – nga Gjykata e Lartë.
Kujtim Luli – nga Prokuroria e Përgjithshme.
Zeqine Sallaku – nga lista e kandidatëve të Gjykatës së Apelit.
Kleanth Zeka – përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve.
Gentiana Xhelili – nga Gjykatat Administrative të Apeleve.
KED-ja e vitit të ardhshëm do të drejtohet nga Ervin Pupe, i cili si përfaqësues i Gjykatës së Lartë, dhe sipas formulës së kompozimit të Këshillit, do të jetë automatikisht drejtues i saj.
Këshilli ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese.