Kush janë atentatorët në Iran

Ministria iraniane e Zbulimit tha dje se pesë nga personat e përfshirë në sulmet në Parlamentin e vendit dhe tek mauzeloumi i ish-udhëheqësit Ayatollah Ruhollah Khomeini, ishin iraninianë, anëtarë të grupit të Shtetit Islamik.
Ministria tha se sulmuesit kishin luftuar për Shtetin Islamik në Mosul të Irakut dhe në Raka të Sirisë dhe se ishin kthyer pas luftës në Iran, në gusht të vitit të kaluar. Zyrtarët iranianë po ashtu e ngritën numrin e viktimave në sulmin e së mërkurës, duke thënë se pati 17 të vrarë dhe 40 të plagosur.
Shteti Islamik mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet, thuajse të njëkohshme, të kryera nga persona të armatosur me mitralozë dhe dy autorë sulmesh vetëvrasëse me bombë. Sulmet e ISIS-it në Iran mund të shënojnë fillimin e armiqësive të reja në Lindjen Mesme me tensione.
Agjencia e lajmeve “Amaq” e grupit terrorist, shpërndau menjëherë pas sulmit një video 24 sekondëshe, ku duket një trup i përgjakur brenda ndërtesës së Parlamentit iranian, duke kërcënuar se do të godasin përsëri.
Zyrtarë iranianë të sigurisë konfirmuan se sulmet ishin kryer nga ISIS, ata thanë se autorët, shumë prej tyre të maskuar me veshje grash, ishin iranianë, të cilët ishin bërë anëtarë të grupit.

Artikulli paraprakDrejt përfundimit rruga 7 km në Paskuqan, 30 projekte të tjera në proces realizimi
Artikulli tjetërTrump i përgjigjet Comey me një fjalë, hakmarrje