Eshtë vetë Zëri i Ameriakës ai që ka dhënë alarmin për katapultimin në krye të drejtësisë së re të dy figurave të urryera të proceseve politike në kohën e Diktaturës. Fatmira Luli dhe Nurihan Seiti kanë shërbyer si prokurorë dhe gjyqtarë të diktaturës kur shqiptarët dënoheshin me ekzekutime, burgime dhe internime për shkak të luftës së egër të klasave.
Megjithë dosjet e tyre kriminale në kohën e dikaturës, këta dy emra janë zgjedhur dje në krye të institucioneve të reja të drejtësisë së kapur nga Rama, konkretisht në KLP dhe KLGJ.
Gjyqtarja e gjyqeve politike të diktaturës, Luli do të jetë pjesë e KLGJ-së qëdo të drejtojë edhe drejtësinë e re. Pas 27 vitesh pluralizëm politik në krye të drejtësisë zgjidhet njëgjyqtare qëka nikur nëkrimet e diktaturës. Përzgjedhja është bërë në shortin e djeshëm me gogla dhe në shkelje të hapur të ligjit. Përfaqësuesi i PD, Bylykbashi tha se të gjithë të zgjedhurit janë në kundërshtim me ligjin dhe nuk plotësojnë kushtet.
Ashtu siç dhe ishte parashikuar pas qëndrimeve të opozitës dhe denoncimit të 5 kandidatëve për KPL dhe KLGJ, se kishin probleme me të kaluarën e tyre apo dokumentacionin, mbrëmë në orët e vona të dy listat me kandidatët e përzgjedhur me short, u rrëzuan, pasi nuk morën dy të tretat e votave, siç e kërkon ligji.
Sipas Kushtetutës së re pas kësaj, procesi rikthehet në nën Komisionin Ad Hoc, edhe pse kandidatët mbeten të njëjtë. Por ajo që zbulon “Zëri i Amerikës”, seksioni shqip, në një shkrim kushtuar votimit të mbrëmshëm e thellon edhe më shumë skandalin, për mënyrën sesi janë përzgjedhur kandidatët për dy institucionet kyç të vettingut, KLP dhe KPLGJ, prej të cilave do të rrjedhin prokurorët dhe gjyqtarët e sistemit të ri të drejtësisë.
Mësohet se përveç emrave të denoncuar më herët nga opozita, mes tyre figurojnë edhe dy persona të seleksionuar nga radhët e avokatëve, të cilët sipas Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, rezultojnë të kenë marrë pjesë si prokurorë dhe gjyqtarë, në procese politike në kohën e diktaturës.
Bëhet fjalë për Fatmira Lulin dhe Nurihan Seitin, të cilat kanë qenë përkatësisht gjyqtare dhe prokurore, në procese politike të zhvilluara deri para mesit të vitit 1991, pra, përpara institucionalizimit të pluralizmit në Shqipëri.
Ashtu siç dhe ishte parashikuar pas qëndrimeve të opozitës dhe denoncimit të 5 kandidatëve për KPL dhe KLGJ, se kishin probleme me të kaluarën e tyre apo dokumentacionin, të dy listat me kandidatët e përzgjedhur me short, u rrëzuan, pasi nuk morën dy të tretat e votave, siç e kërkon ligji.
Sipas Kushtetutës së re pas kësaj, procesi u rikthyen në nën Komisionin Ad Hoc, edhe pse kandidatët mbeten të njëjtë. Por ajo që zbulon “Zëri i Amerikës”, seksioni shqip, në një shkrim kushtuar votimit e thellon edhe më shumë skandalin, për mënyrën sesi janë përzgjedhur kandidatët për dy institucionet kyç të vettingut, KLP dhe KPLGJ, prej të cilave do të rrjedhin prokurorët dhe gjyqtarët e sistemit të ri të drejtësisë.
Mësohet se përveç emrave të denoncuar më herët nga opozita, mes tyre figurojnë edhe dy persona të seleksionuar nga radhët e avokatëve, të cilët sipas Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, rezultojnë të kenë marrë pjesë si prokurorë dhe gjyqtarë, në procese politike në kohën e diktaturës.
Bëhet fjalë për Fatmira Lulin dhe Nurihan Seitin, të cilat kanë qenë përkatësisht gjyqtare dhe prokurore, në procese politike të zhvilluara deri para mesit të vitit 1991, pra përpara institucionalizimit të pluralizmit në Shqipëri.