Kush janë dy shqiptarët e arrestuar me 30 kg heroinë në Itali

Një rafineri heroine u zbulua nga policia e Padova–s në Itali dhe dy shqiptarë u vunë në pranga, një 41-vjeçar dhe një 34-vjeçar, me banim në Vicenza. Aksioni policor u zhvillua mbrëmjen e djeshme, ndërsa lajmi bëhet i ditur këtë të enjte nga mediat italiane.
Sipas raportimeve të medieve lokale, “hetimet nisën pas lëvizjeve të disa subjekteve të njohura për policinë për precedentë në trafikun e drogës dhe çuan në identifikimin e një vilë në Rampazzo-s, një fshat në Camisano Vicentino (komunë që kufizon provincat e Padova-s dhe Vicenza-s), ku u zbulua një apartament brenda së cilit ishte krijuar një rafineri e sofistikuar e heroinës”.
Të arrestuarit u gjetën në posedim të 30 kg heroine, pjesë e së cilës ishte e paketuar në ndarje gjysmë kilogramshme për tu hedhur në tregjet e Padova-s, Vicenza-s dhe Venezia-s.
Përveç heroinës, u sekuestrua edhe materiali i përdorur për paketimin e lëndës narkotike. Dy të arrestuarit, identiteti i të cilit nuk behet ditur, ndodhen pas hekurave në burgjet e Padova-s dhe Vicenca-s.

Exit mobile version