Ylli i Juventus Cristiano Ronaldo është futbollisti më i paguar i Serie A dhe fiton trefishin e lojtarit të dytë më të paguar në kampionat.
Gjithsesi, portugezi akoma nuk e ka justifikuar rrogën e tij stratosferike pasi akoma nuk ka arritur të shënojë gol në tri ndeshjet e para të sezonit.
33-vjeçari ka rritur ndjeshëm fitimet e tij pas transferimit nga Real Madrid te Juventus, dhe aktualisht fiton 31 mln euro në sezon.
Vetëm Lionel Messi (43 mln euro në sezon) dhe Neymar (35 mln euro në sezon) kanë një rrogë më të lartë se Ronaldo.
Ndërkohë rrogat e lojtarëve të tjerë të mëdhenj në Serie A janë tepër të ulëta në krahasim me atë të Ronaldo-s, me Gonzalo Higuain që është shumë mbrapa megjithëse është lojtari i dytë më i paguar i kampionatit.
Sulmuesi argjentinas fiton 9.5 mln euro në sezon te Milan. Ndërsa Icardi fiton vetëm 4.5 mln euro në sezon, bashkë me Nainggolan. Dy interistët do të ishin lojtarët e 7-të dhe 8-të më të paguar tek Juventus.