Kush janë katër zyrtarë e lartë të Ministrisë së Drejtësisë që përfunduan në pranga

Katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësië janë arrestuar nga Policia. 12 të tjerë janë nën hetim. Të arrestuarit janë: Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Aurel Lamçe; ish-Sekretarja e Përgjithshme, Juliana Hoxha dhe dy specialistë të IT: Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.
Prokuroria ka zbuluar abuzime të rënda me tenderat në vitet 2016-2017 dhe i ka akuzuar për ‘shpërdorim detyre”.
Në njoftim thuhet se “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal”.
Mëngjesin e sotëm u mësua se është shkarkuar edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa, vetëm pesë muaj i emëruar në detyrë. shkarkimi është bërë dje nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Nuk dihet ende arsyeja e shkarkimit, por hetimet e Prokurorisë që çuan në arrestime janë përqëndruar edhe në disa tendera të zhvilluara për burgjet.
Tenderat e hetuar janë: Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative; përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale; përmirësimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar; Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës dhe përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit.

Exit mobile version