Kush janë qytetet më të ndotura? Ambientalisti: Shkaku kryesor, moszbatimi i ligjit!

Ndotja e ajrit në vendin tonë është kthyer në një shqetësim kryesor dhe sipas ambientalistit Rodion Gjoka, shkaku kryesor i saj është moszbatimi si duhet i ligjit.

I ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN, Gjoka tregoi qytetet më të ndotura në vendin tonë dhe metodologjinë e ndjekur për zbulimin e hot spoteve më të rrezikshme për cilësinë e ajrit.

“Monitorimet e para janë bërë në 2018. Pas pandemisë ka një rritje të theksuar si pasojë e ndërhyrjeve në Tiranë, Korçë, Elbasan. E gjitha paraja e injektuar në zonat urbane përkthehet në ndotje. Në 5 vite ndotja është kthyer në shqetësim. Përqendrimi i saj është më i lartë. Monitorimi i cilësisë së ajrit ka 3 metoda, një sipas metodologjisë së BE, ku vendosen stacione 24 orëshe në qytet. Duhet të ketë një stacion për 50 mijë banorë. Ose stacione më të vogla në qytete të tjera. Këto stacione transmetojnë të dhënat në kohë reale. Ka dhe monitorime alternative, ku nuk gjejmë stacione fikse por shpërndahemi kudo. Alternativa e tretë aplikohet nga qytetarët me pajisje të lira.

Në Evropë të gjitha shtëpitë kanë një detektor për dioksidin e karbonit, e cila lëshon alarmin. Moszbatimi i ligjit është arsyeja kryesore për ndotjen e ajrit në vendin tonë. Për ndotje urbane është Tirana më i ndoturi. Teksa nivele më të larta squfuri ka Elbasani. Në zonat ku ka kryqëzim dhe kantier ndërtimi ndotja është shumë e lartë”, tha Gjoka.

Exit mobile version