Një grup që merrej me trafikun e drogës është goditur nga policia greke, duke çuar në pranga katër persona, tre prej të cilëve shqiptarë, përkatësisht 24, 33 dhe 36 vjeç dhe një shtetas grek, 61 vjeçar. Grupi ushtronte aktivitetin e vet në rajone të ndryshme të Atikës dhe pjesën tjetër kontinentale dhe në ishuj.
Policia ka identifikuar në mënyrë specifike, dhomëza të posaçme nëpër makina për transportin e drogës. Në të njëjtën kohë, ishin krijuar zona të posaçme për fshehjen e drogës dhe parave.
Pas hetimeve nëpër shtëpi, automjete dhe vende të ndryshme, është sekuestruar një sasi prej rreth 4 kg kokainë, kanabis, një shumë e madhe parash prej 144 530 euro, katër automjete private, dy motoçikleta, dy peshore precize, dhjetë telefona celularë dhe një numër të madh pakosh për paketimin e drogës. Të arrestuarit janë dërguar pranë Prokurorisë së Athinës.
Shqiptarët kapen në Roterdam me 6.5 kg heroinë
Një operacion antidrogë në Roterdam të Holandës ka vënë në pranga tre shqiptarë, mes tyre dhe një grua. Mediat vendase shkruajnë se policia ishte vënë në ndjekje të një makine të dyshimtë e cila ishte parkuar poshtë një pallati. Në një moment pranë kësaj makine është afruar një makinë me targa franceze.
Kur makina që drejtohej nga shqiptare u nis drejt autostradës policia e ndaloi dhe nga kontrolli u gjetën 6.5 kg heroinë. U arrestua dhe shoferi shqiptar. Mediat vendase nuk japin emër por vetëm moshën 45 vjeç.
Më pas u vendosën të kontrollohen dhe dy banesa të tjera ku u gjetën dhe 700 gr kokainë si dhe një armë. Në pranga ka rënë dhe një grua shqiptare dhe një tjetër shqiptare të moshës përkatësisht 23 dhe 45 vjeç, shkruan politie.nl.