Kush janë të fortët e Dakos që kërcënojnë ministrin Gjiknuri dhe pse hesht Rama

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh të ardhur në adresë të tij, ku denoncohet një firmë ngarkim shkarkimi në portin e Durrësit, e cila është në pronësi të një grupi kriminal.
Sipas denoncuesit, ky grup kriminal mbështet Vangjush Dakon. Edhe pse kjo kompani ka 1 milion dollarë borxhe, ajo ushtron presione në zyrat e portit të Durrësit. Sipas denoncuesit, këta persona i kanë bërë presion edhe ministrit Damian Gjiknuri, por ky i fundit hesh me urdhër të Edi Ramës.
“Firma e Rames dhe Gjushit dhe nuk njeh ligj! Lexoni mesazhin e nepunesit dixhital”, shkruan Berisha në Facebook.
“I nderuar z.Berisha.
Jam nje punonjes i portit Durres.
Prej kohesh nje nga kompanite e ngarkim shkarkimit “LIBURNET” ka borxh prej vitesh me vlere 120.000.000 te reja ose 1 milion USD … A.P.D.
Kjo kompani eshte ne pronesi te grupit kriminal qe mbeshtet Dakon, Bejko, Edmond Koci e Plarent Dervishi.

Jemi ne terror e presion qe na behet nga te fortet qe jane çdo dite prane zyrave tona dhe drejtori i ri Afrim Baka. Kerkojne qe kjo firme te kete hapesiradhe tolerie pa fund, kerkojne deri ne eleminimin e konkurenteve te tjere.
I kane bere presion dhe ministrit Gjiknuri.por Gjiknuri me urdher te kryeministrit hesht…
Keshilli drejtues eshte gjithashtu nen presion nga lart…
Vetem tek ju kemi besim….kemi frike. faleminderit.
Ju lutem nderhyni”, shkruan qytetari.
Bëhet e ditur se kryeministri Rama është njohur prej kohësh me këtë skandal, por nuk ka reaguar. Edhe pas publikimit të këtij skandali, Rama përsëri ka heshtur.

Exit mobile version