Kush janë të zgjedhurit e rinj në strukturat drejtuese të FRPD

(Emrat e drejtuesve të forumeve më të larta të FRPD)
FRPD zhvilloi zgjedhjet për drejtuesit e rinj të forumeve më të larta. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të FRPD, votuan sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesit e departamenteve dhe sekretariateve.
Me votim të fshehtë, sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Grigels Muçollari, ndërsa nënkryetarë, Benardeta Syku, Besa Petriti, Ina Haxhija, Klodian Lata, Lisandër Hoxha.
20 drejtues të departamenteve dhe 9 drejtues sekretariatesh u zgjodhën dje nga të rinjtë demokratë.

Departamentet:
Infrastruktura dhe Transporti: Sokol Ruka
Shoqëria e Informacionit dhe Inovacioni: Arian Cara
Ekonomia dhe Tregu: Luis Hoxha
Financat Publike, Tregu Bankar Financiar dhe jo Bankar: Enian Zeka
Të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore: Andi Përmeti
Punësimi dhe Çështjet Sociale: Adrian Mziu
Të Përndjekurit Politikë dhe Pronarët: Ares Ypi
Administrata Publike: Spiro Vaso
Pushteti Vendor dhe Administrimi i Territorit: Hysen Kadiu
Çështjet Mjedisore: Engjelina Basho
Arsimi dhe Shkenca: Besart Xhaferri
Kultura: Kristi Bello
Shëndetësia: Armend Musaj
Integrimi Europian: Ivi Bejtja
Studentët Shqiptarë në Botë: Andi Muhametaj
Projektet: Elton Rukaj
Hartimi i Politikave Rinore: Erald Shulla
Arsimi Parauniversitar: Fatjon Bathorja
Sporti: Ardit Qylybyli, Enerik Hadaj
Turizmi: Emiljano Kapllani

Sekretariatet:
Organizimi: Lulzim Omuri
Burimet Njerëzore: Indrit Hoxha
Çështjet Juridike: Xheraldo Dashi
Marrëdhëniet me Publikun: Minushe Lazaj
Organizatat Partnere: Ensa Basha
Shoqëria Civile: Anisa Dervishaj
Aktivitetet dhe Logjistika: Ermir Gjeta
Marrëdhëniet me Grupin Parlamentar: Estela Konduri
Çështjet Zgjedhore: Eneo Zguri
Në fjalën e tij, kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi theksoi se nga nesër të gjithë të zgjedhurit e rinj duhet të nisin punën në terren për t’u përgatitur për fushatën elektorale të 2017-ës.

Artikulli paraprakPaloka: Betejë për zgjedhje të lira dhe të ndershme
Artikulli tjetërPD: Antimafia italiane flet për të vërtetën e drogës që mohon Rama