Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosi të rrisë normën bazë të interesit për herë të parë që nga muaji mars i këtij viti, nga 3% në 3.25%.
Gazetari i Euronews Albania, Neritan Gjergo shpjegoi se kjo do të ndikojë tek ata konsumatorë që kanë marrë një kredi. Sipas tij të gjithë do të paguajnë këstin e kredisë në bankën ku e kanë marrë, por shuma që do të paguajnë do të jetë më e lartë.
“Ajo që dihet me siguri, por duke ju referuar dhe vendimmarrjeve të mëhershme, sepse norma e interesit është rritur 3.25% duke nisur që nga vitit 2022, pas muajit prill. Pra, pas çdo vendimmarrje ka pasur një rritje me 0.5% dhe i ka shtrenjtuar gjithnjë e më tepër kreditë. Mund të themi se me vendimmarrjen e parë që mori banka vitin e kaluar, dikush që kishte një kredi, po themi 35 mijë lekë, i duhej të paguante gjatë muajit të ardhshëm diku te 42 mijë lekë. Pra niveli i kredive rritet dhe e bën dhe më të vështirë pagesën për konsumatorët. Secili paguan kredinë që i takon, në bankën që ai e ka marrë, por e sigurt është që pësojnë rritje,” – u shpreh Gjergo.