Kush po i provokon përsëri kuksianët?

Nga Arif REXHMATI

Po bëhen disa ditë që në tokat e Gostilit punojnë makineri të rënda pa leje, pa marreveshje, pa kompensuar pronarë, por më e turpshme është se as nuk i kanë konsideruar fare për të drejten e tyre të ligjshme të pronësisë, të vjetër sa vetë toka!

Gostilit, si dhe 35 fshatrave të tjerë në Kukës, nuk u është kompensuar akoma toka e përmbytur nga liqeni i HC Fierzës!

Perse ky turravrap konçensionarësh dhe pushtetarësh për të uzurpuar pronat pa shpërblyer ato për investime publike të pakonsultuara me publikun dhe qytetarët e Kukësit?!

A është i qëllimshëm devijimi i hyrjes ne Kukës nga Ura e Drinit te Zi vetëm per interesat e konçensionarit, kur i gjithë komuniteti është kundër?!

Pse me kaq ngut, pa projekt të shpallur, biles pa leje sheshi nga pushteti lokal?!

Po disa pushtetarë lokal të emruar qe ” lajnë duart” si Pons Pilati , pse nuk paisin me akt pronësie per tokat e trashëguara, banorët e Gostilit , Shtiqnit, Nangëve etj., apo duan qe ti lënë pre e abuzimeve dhe shantazhit nga “investitorët” hajdutë që tokën e vlerësojnë sa 1 m plasmas ?!

Banorët e Gostilit dhe me gjerë janë të gatshëm dhe të vetëdijshëm për të mos u berë pengesë për asnjë lloj investimi, por kur respektohet e drejta e njohjes, kompensimit dhe shpërblimit me vlerën e tregut për çdo pëllembë të marre, ndaj mos e provokoni Gostilin dhe Kukësin, mos ja merrni edhe atë pëllembë tokë pa shpërblim se durimi ka kufi!

2 8

Exit mobile version