Kush po i “vetëvret” punonjësit e Gardës?

Një gardist 30 vjeç me inicialet A.M, është vrarë dje në mbrëmje teksa kryente shërbimin pranë Gardës së Republikës në Tiranë.
Policia dyshon se gardisti “ka vrarë veten me armën e shërbimit”.
Ministria e Brendshme ka lëshuar njoftimin e saj zyrtar ku shkruan:
“Rreth orës 23:00, të mbrëmjes së kaluar në ambjentet e Gardës së Republikës, teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit, punonjësi i Gardës A.M., 30 vjeç, nga Përmeti, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Për hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë.
Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike.”
Deri më tani dihet se A.M kishte vetëm pak muaj që kishte nisur punë si efektiv në Gardë.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që ndodh në ambientet e Gardës në muajt e fundit. Shkëlzen Qordja, shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, u gjet i vrarë në 30 qershor, brenda në makinën e tij në ambientet e Gardës. Njësoj si në rastin e A.M, Ministria e BRendshme njoftoi se Qordja u vetëvra me armën e shërbimit.
I riu nga Përmeti dyshohet se e ka kryer aktin e rëndë në kushtet e tronditjes së rëndë psikike, sipas njoftimit të policisë.
Pak kohë më parë, një tjetër punonjës i Gardës së Republikës, më saktë shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u gjet i vdekur në parkingun e institucionit brenda mjetit.
Asokohe nga institucionet shtetërore u tha se 31-vjecari Shkëlzen Qordja u vetëvra, por opozita lëshoi akuza të rënda në drejtim të ministrit Xhafaj duke hedhur dyshime të forta se i riu ishte vrarë.

Exit mobile version