Kush po i vjedh shqiptarët?

Nga Erion DASHO

U arrestuan një grup punonjësish bashkie dhe 2 mjekë. Bashkiakët me kryebashkiakun në ballë akuzoheshin për abuzim me 240 milion lekë, kurse dy doktorët për 500 mijë lekë.

Nëse për 240 milion lekë u akuzuan 7-8 nëpunës, sa bashkiakë apo qeveritarë mund të akuzohen për tendera me vlerë 20 apo 30 milion euro?! Po për leje ndërtimi kullash me vlerë qindra milionë euro?! Po kur falin portin, bregdetin, minierën, malin, lumin, etj, etj?!

Kontrolli i Shtetit vlerëson se çdo vit shpërdorohen mbi 1 miliard euro, ndërkohë që gjithë dhuratat që mund t’u bëhen mjekëve në spitalet publike nuk kalojnë 20 apo 30 milion!

Atëherë përse qytetari nxehet me mjekun që mund të marrë ndonjë dhuratë, por të paktën shpëton jetën ose rikthen shëndetin, ndërkohë që hajdutët e politikës vetëm rrjepin?!

Të dashur bashkëqytetarë!

Kërkojeni njëherë llogarinë aty ku duhet para se t’u hidheni në fyt mjekëve! Mjekët janë si ju! Viktima të një sistemi mafioz dhe të korruptuar deri në palcë!

Artikulli paraprakI dha afat 100 ditë policisë për të ndryshuar imazhin, gazetarja ironizon Ramën: Nis operacioni “ik se të kapa”!
Artikulli tjetërKush po i provokon përsëri kuksianët?