Kush po tenton t’i veshi “Mbretërit lakuriq”!

Nga Ermal Peçi

Shqipëria po përjeton dekadencën më të fortë mbase të këtyre 30 viteve në aspektin politik por edhe atë moral. Ajo që ka krijuar kjo klasë politike në të ashtuquajturën demokraci hibride duke se po shpërthen. Tashmë Shqipëria po prek fundin e asaj kur as zërat e njerëzve të ashtuquajtur intelektual, nuk po guxojnë të flasin për shkak të borxheve që i kanë politikës. Emigracioni, kapja e ekonomisë nga oligarkët, korrupsioni, mungesa e meritokracisë, militantizmi i administratës dhe bashkëpunimi i politikës me krimin nëpërmjet instancave të policisë ka sjellë një zë ulëritës të shoqërisë për ndryshim.
Ky zë ulëritës për ndryshim dhe mendim ndryshe duket se ka shënuar dy nga njerëzit më të pushtetshëm të këtyre 32 vite, të cilët janë Sali Berisha edhe Edi Rama, si ideatorët e këtij sistemi ku pakica mbizotëron mbi shumicën. Ku struktura politike deformon strukturën sociale për rrethana të caktuara por të kuptueshme për realitetin ekonomik-social që ne jetojmë, duke i nxjerrë si dy “Mbretër lakuriq” para shqiptarëve.
Gjatë ditës së djeshme ajo që akumulohej nga Rithemelimi se do të ishte një protestë masive doli një show i dështuar me disa vetë duke mos mobilizuar as votuesit e saj. Lufta e brendshme se kush do të trashëgojë fronin e Rithemelimit duke se po jep shkëndijat e para të luftës me lobeve për të mos lejuar Argitën si pasuese të trashëgimisë së Berishës.
Kjo luftë ka ndërhyrë edhe në axhendën politike duke e zhvendosur apo deformuar fokusin politik të asaj organizate duke ndihmuar edhe Edi Ramën, si dje. Jo vetëm reportazhi i Rai3, akuzat e Ahmetajt por më e rënda që ka kaluar në heshtje krijimi i komplotit Mc Gonigal për të goditur kryetarin e PD-së Lulëzim Basha dhe eliminimin e opozitës ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq para shqiptarëve.
Dështimi i protestës, deformim i kauzës solli që ditën e djeshme edhe sot opinioni publik të merrej me protestën e dështuar, edhe jo me Ramën. Në një moment si ky, ku oligarkët kanë kukullat e tyre në Parlament ndodh që i gjithë biznesi publik parlamentar tani lidhet me intriga dhe ekziston rreziku që e gjithë qeveria të degjeneroj në një luftë e cila ka bërë bashkë, edhe një pjesë të opozitës për shkak të rrethanave të caktuar të cilat lidhen me non gratën e Sali Berishës.
Në këtë realitet të ri politik ku kemi dy “Mbretër lakuriq”, në sytë e shqiptarëve puna më e vështirë për t’i veshur i ka rënë Gazment Bardhit.
Njeriu që njihet nga Lindita Nikolla si kryetar i grupit parlamentar të PD-së por që nuk njihet nga PD-ja zyrtare. Dje Bardhi edhe në shenjë besnikërie ndaj Berishës, për t’i treguar besnikërinë e verbër, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për deklaratat publike që ka bërë kundër Berishës, eliminoji gjithë emrat të cilat janë pro Bashës edhe kundër Berishës.
Kërkoi edhe përfshirjen e Berishës në grupin parlamentar të PD-së por Lindita Nikolla duke e ditur se ku e kanë vënë vijën e kuqe (amerikanët), nuk guxoi ta bënte këtë hap, duke dhënë një përgjigje as mish e as peshk. Për shumë arsye pragmatiste zërat brenda opozitës po e deformojnë kauzën e vërtetë të opozitës e cila lidhet me çështjen non grata të Berishës edhe me mbështetje e institucioneve të drejtësisë sidomos SPAK-ut edhe GJKKO-së.
Historia me amnistinë penale, ku Bardhi dhe Manja ulërinin që s’do kishte të liruar nga zyrtar të dënuar nga GJJKO dhe më pas ndodhi e kundërta ku u liruan 100 të dënuar, duke se po përsëritet madje edhe më rëndë me rezolutën anti-korrupsion.
Dje shqiptarët prisnin që opozita shqiptare të fliste për këtë rezolutë, të fliste se çfarë qëllimi ka, të fliste për lidhjet e krimit, për pasqyrën që po tregon SPAK-u me arrestimet e veta. Se si ish-deputetë të PS dhe njerëz që i dhanë fitoren më 14 maj në Lezhë e Fushë-Krujë janë pjesë e krimit, të fliste për kohën televizive që pasqyroj AMA por askush nuk foli.
Nuk foli njeri për “Mbretërit lakuriq”, por Bardhi shkoj t’i veshë vetëm me qëllim për të goditur Bashën dhe PD-në e cila po mban qëndrimin krah partnerëve strategjik dhe po mbështet drejtësinë pa asnjë ekuivok.
Mes dy “Mbretërve lakuriq” që ata kërkojnë t’i veshi tashmë atyre, dikush duhet t’ju thotë që nuk ka më dyqan që prodhon rroba për ata, për t’u shitur ndryshe.

Artikulli paraprakTrafiku i emigrantëve, kapen në një kamion 14 shqiptarë e vietnamezë
Artikulli tjetërA.N.K, Albstar, Fusha…/ Peshkaqenët që morën copat e mëdha të rrugëve