Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero kushërirë e Kryeministrit Rama ka treguar se nga vendosja e TVSH-së do të mbidhen 1 miliardë lekë në vit. “Shifra që administrata pret nuk është më shumë se 1 miliard nga ky tatim. Nuk është thënë asnjëherë që përfshirja e biznesit të vogël bëhet për të rritur të ardhurat, por bëhet për të formalizuar”, është shprehur ajo për “News 24”.
Më tej ajo ka theksuar se që prej vitit të kaluar ka filluar një fushatë informimi në lidhje me vendosjen e kësaj TVSH-je.
“Administrata tatimore që me miratimin e ligjit vitin e kaluar ka filluar një fushatë informimi. Ne kemi shkëmbyer shumë mesazhe e informacione , kemi hapur dhe kënde këshilluese. Kanë hyrë 9900 tatimpagues në këtë sistem të ri, që po hyjnë për herë të parë nga ata që kanë një xhiro prej 8 milionë. Janë tatimpagues që janë të vetëpunësuar. Këta tatimpagues do të ketë një deklaratë të thjeshtëzuar 3-mujore. Së pasi duhet që kasat me të cilën shesin produktet duhet të jenë të rregulluara me shkallën 20% të TVSH-së. Xhiro me kasë është një veprim ditor ose mujor për mbylljen e veprimeve me kasë. Këtë xhiro duhet ta deklarojnë në fletore,” u shpreh Vjero.
Por Nuk kanë qenë të pakta protestat e tregtarëve në lidhje me vendsojen e kësaj TVSH-je. Ata akuzojnë qeverinë se po i çon drejt falimentimit dhe se së shpreji do të ngrihen edhe në grevë urie.