Kushtetuesja për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

Në ‘Studio Live’ Azgan Haklaj deklaroi se Gjykata Kushtetuese nuk ishte në lartësinë e duhur, sepse hodhi poshtë kërkesën e partive të vogla sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të bërë prej partive të mëdha. Sipas Haklaj, Kushtetuesja çimentoi marrëveshjen Rama-Berisha të nisur që në 2008.

GJK nuk ishte në lartësinë e duhur. Edhe emrat e deputetëve të partive politike që iu drejtuan GJK u anashkaluan nga mediat. Vendimi i GJK i ka zhgënjyer gjithë shqiptarët dhe ka çimentosur ujdinë e Berishës me Ramën. Berisha ka thënë gjykata e Ramës, pse nuk reagoi tani. Është një ujdi e mirëkoordinuar nga Berisha dhe Rama që nga mandati i Berishës. A e patë Berishën tek amnistia penale? A doli Berisha dhe tha që Manja ka marrë shuma parash për të liruar të dënuarit nga SPAK? I bëj thirrje partive politike që nuk janë peng, të bëhen bashkë dhe të japim kontributin për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, për të rrëzuar establishmentin e së të drejtës.

Unë them ti drejtohemi komisionit të Venecias dhe Strasburgut. GJK ka marrë një vendim, ka konstituar marrëveshjen Rama-Berisha. Nëse GJK është interpretim i Kushtetutës, vota nuk është e lirë dhe e barabartë. Vendimi i GJK rrëzoi reformën në drejtësi. Anëtarët e GJK u kujdesën për karrigen e vet. Janë në presion edhe për një vendim tjetër, vendimin për aplikacionet. Të njëjtën gjë e ka rrëzuar gjykata e Malit të Zi. Strasburgu e ka quajtur. Në Ballkan kemi një përplasje të Rusisë dhe SHBA.’

Artikulli paraprakFjalimi më antidiplomatik i kryeministrit të Shqipërisë
Artikulli tjetërGjykata rrëzon familjarët e Arben Ahmetajt/ Kushtetuesja e konsideroi të pabazuar kthimin e sendeve të sekuestruara