Kushtëzimet e Brukselit, pesë prioritetet e përcaktuara

Brukseli u shpreh në lidhje me rekomandimin që do të japë Komisioni Europian për hapjen e negociatave. Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn në një konferencë për shtyp transmetoi vendimin e KE-së dhe rekomandimin. Raporti është pozitiv dhe cilëson se në rreth 90% është bërë progres, ndërsa në masën 5% Shqipëria nuk ka bërë aspak progres krahasuar me një vit më parë.
Për drejtuesit e delegacionit të BE-së në Tiranë hapja e negociatave nis dhe përfundon me kapitujt 23-24. Komisioni ka nxjerrë një rregullore sipas së cilës negociatat mund të ndalen (pezullohen përkohësisht) nëse vlerësohet se vendi nuk po bën progres në këto dy kapituj. Me përmirësimin e ecurisë në plotësimin e këtyre kapitujve mund të ecet më tej, në të kundër procesi ndalet për një kohë të pacaktuar.
Por, Komiteti parlamentar i Stabilizim-Asociimit gjatë takimit të 11 në Bruksel ka hartuar rekomandimet e tij.
Sipas së cilave Shqipëria ka performuar mirë në politikën e jashtme, në 20 çështje progresi ka qenë i moderuar dhe në 10 i ulët.
Hapja e negociatave dhe procesi i integrimit lidhet ngushtësisht vetëm me një togfjalësh: Zbatimi i reformës në drejtësi. Pika ku Brukseli pritet të theksojë më shumë dhe për të cilën qëndrimi është i qartë: Nuk ka kthim pas.
Por, cilat janë disa nga gjetjet e Komiteti parlamentar i Stabilizim-Asociimit, SAPC (Parlamenti Europian):
Dy janë frazat që janë të kudondodhura në këtë dokument: ka pasur progres në vazhdimësi dhe ecuria ka qenë deçizive.
Vihet re se në asgjë çështje Shqipëria nuk ka regres.
Në raport janë përmendur 45 çështje, për 40 progresi vlerësohet i mirë ose i moderuar për 5 nuk është bërë progres.
Çështjet për të cilat nuk është bërë aspak progres në krahasim me një vit më parë janë: Liria e medias dhe e shprehjes, lira e lëvizjes së punës, peshikimi, prokurimet publike dhe audiovizualiteti.
Brukseli e kushtëzon integrimin e Shqipërisë me BE-në edhe me pesë prioritetet e përcaktuara, por fokusi do të jetë te Reforma në Drejtësi.
Në lidhje me reformën në administratën publike, konstatohet se është zbatuar në mënyrë konsistente.
Reforma në drejtësi ka pasur progres, por sfida kyçe mbetet zbatimi i saj.
Komisioni Europian vëren progres edhe në zbatimin e ligjit të dekriminalizimit me largimin nga Parlamenti të personave me të kaluar kriminale, si dhe sheh progres në luftën kundër korrupsionit.
Megjithatë theksohet se Brukseli kërkon të shohë rezultate konkrete në hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë. Raporti rendit si kërkesë kryesore realizimin e reformës zgjedhore dhe shpreh shqetësimin për politizimin e komisioneve zgjedhore.

Exit mobile version