Kreu i degës së Demokratëve Euroatlantikë në Durrës, Joni Myshketa, shprehet se projekti i njohur “Veliera” i Durrësit, i financuar fillimisht në mars 2016 me 4.7 milionë euro, ka arritur në vlerën 10 milionë euro, por ende nuk është përfunduar pas 9 vitesh. Sipas tij, ky vonim ka krijuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, duke rrezikuar sigurinë publike.
Në postimin e tij në facebook, Myshketa gjithashti thotë se pllakat dekoruese janë shkëputur, duke bllokuar trafikun dhe duke shkaktuar rrezik për qytetarët. Ai më tej thekson se qytetarët e Durrësit kanë nevojë për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës, jo për projekte të papërfunduar dhe të mbushura me korrupsion.
Postimi i Joni Myshketa:
Projekti “Veliera” u financua fillimisht në mars 2016, me një fond fillestar prej 4.7 Milion Euro e tashmë vlera e projektit është dyfishuar duke arritur në rreth 10 milionë euro. Jemi 9 vite mbrapa dhe projekti akoma nuk është përfunduar duke sjell kështu vazhdimit probleme ne qarkullim e automjeteve dhe këmbësoreve. Siç shihet nga foto reale Projekti është ndryshkur ende pa u përfunduar. E si mos te mjaftonte kjo shpeshherë ka pasur dëmtime qe kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve, me e fundit e ditës se sotëm ku pllakat dekoruese te një pjese te rrugës janë shkëputur duke u bere kështu rrezik për qytetaret!
Qytetaret e Durrësit nuk kanë nevoje për projekte 3D!
Ndërkohë që ripërsëritet situata e rënduar në qytet me bllokime e përmbytje rrugësh në vetëm pak minuta shi duke penalizuar, kalimtarët e bizenset.
Kemi nevojë që taksat tona të shkojnë në përmirësimin e jetesës sonë e jo për të mbushur “vrima të zeza” korrupsioni si Veliera e “famshme “e jo vetëm.