Kutia e fundit!

Nga Telnis Skuqi

“Nëse një grua i jep pushtet, ajo bëhet e gjithëpushtetshme”, – shkruan në kujtimet e saj, Oriana Fallaci, gazetarja italiane me famë botërore, që prej disa vites nuk jeton më.

Personalisht e kam urryer atë grua politiksht. Tek ajo, unë shikoja veset më të këqija që mund të ketë një femër. Ajo të imponote frikën. Këtë të drejtë ta jepte pushteti. Ajo ishte e mbrojtur mirë dhe nuk i mungonte asgjë, thjeshtë kërkonte të diktonte tek elektorati.
“Unë jam pushteti dhe bëj çfarë të dua”, – ishte mesazhi i saj.

Me të nuk kishe fjalë, sidomos pas fitoresh së turpshme të vitit 2001, ajo u bë e gjithëpushtetshme në Gjirokastër.
Nuk kishte burrë nëne t’i dilte përpara asaj. Ajo t’i dridhte topet dhe t’i jepte në dorë.
Ky ishte përceptimi im për Makbule Çeço, zv/kryetarja e parë grua në Kuvendin e Shqipërisë.
Në vitin 2005, Partia Socialiste (PS) vendosi ta rikandidonte sërish në Gjirokastër përballë kandidatit “dinak”, Genc Ruli.
E majta bëri gafën më të rëndë, gjë që u shfrytëzua me mjeshtëri nga kundështari.

Ruli gjeti një PD të pamotivuar, por fatmirësisht ish-kandidati i vitit 2001, Roland Bejko, kishte forcuar strukturën e selisë blu.
I vetmi që besonte tek fitorja e Rulit nga gazetarët e jugut ishte Ilir Gjini dhe unë. Instikti na thoshte që Genci do ta fitoj këtë betejë, por duhet shumë punë.
Kandidati i vitit 2005 ishte nga Libohova me origjinë dhe ai e njihte bërthamën familjare se si funksiononte qytetaria gjirokastrite.

Për Rulin votat ishin aty, mjafton t’i nxirrte nga strofulli, ose më e pakta votat e të krishterëve që ishin fanatik të majta t’i çonte në drejtim të gabuar.
Zgjidhja u gjetë. PBDNJ nxorri një kandidatë dinjitoz. Kristostom Kamberi quhej. Një biznesmen i mirë dhe punëtor tek zoti. Fatmirësisht edhe miku im.

Roli i Kamberit ishte vendimtar në fitoren e ekonomistit. Ai grumbulloj aq shumë vota sa e nxorrën Rulin fitues me 150 vota përpara, ku kishte ngelur edhe një kuti votimi pa u numërua.
Kutia e fundit ishte dramë për Rulin dhe Çecon. Kjo e fundit nuk dëshironte që ajo kuti “problematike” të hapej në Pallatin e Sportit. Genci çuditërisht e pëlqeu lëvizjen e saj, dhe si dinak që ishte e la kundërshtarin të gaboj, nuk i doli fare përpara për ta ndaluar. Shkurt e “hodhi” në humnerë.

Ripërsëritja e procesit të votimit dhe numërimit në zonën elektorale nr. 90, ishte gafa më e rëndë për Makbule Çeço. Këtë e kishte kërkuar vet ajo në KQZ. Ajo nuk kishte rrugë tjetër: ose hap kutinë e fundit dhe ik, ose jepi shpresë vetes se do ta fitosh raudin e dytë.

Në raudin e dytë, të gjithë komisionerët e majtë nuk pranuan të jenë pjesë e procesit. E braktisën Çeçon. Njerëzit që kishin përfituar më shumë nga ajo e lanë në baltë. Vetëm kirurgu Roland Karalliu, njeriu që nuk kishte përfituar asgjë nga “mjalti i pushtetit”, i qëndroi besnik.
Gazetarët e jugut, një ditë përpara procesit të votimit, morrën pjesë vullnetarisht për të garantuar që zgjedhjet të ishin të ndershme.

Ishte përfaqësuesi i KQZ në Gjirokastër, Arjan Gjini, që na e kërkoj këtë nder. Ai ishte mik shumë i mirë i gazetarëve.
“Eja vëlla se kemi ngelur në “tako”. Nuk ka kokërr komisioneri të majtë që të marri përsipër materialet zgjedhore”, – më telefonon Arjani, në orën tre të mëngjesit.

“Mos harro të marrësh aparatin me vete. Dua që ky proces të dokumentohet. Kafe kam në zyrë sa të duash”, – vazhdoi ai, dhe për 5 minuta mbërrita tek Pallati i Sportit. Atëherë unë jetoja me qira në qendër të lagjes “18 shtatori”.
Procesi i votimi shkoi mirë, përveç dhunës barbare që u ushtrua ndaj gazetarit, Mero Baze.

“E kishin bërë keq të gjorin. E kanë shpërfytyruar krejtësisht Meron. Mendohet se e ka goditur Gjolek Malaj”, – më tha një komisionere.
Disa orë pas përfundimit të procesit të votimit nisi procesi i numërimit. Makbule Çeco ishte e pashpresë, por shpresonte tek mrekullia.

Dy komisionerët e djathtë u treguan finok. Ata vendosën që kutia e parë që do të numëronin të ishte e lagjes “Punëtore”, aty ku Çeço shpresonte se do të ishte të paktën fituese morale.
Ishte një dramë për të. Komuniteti i kësaj zone e kishte marrë vendimin e tyre. Ata nuk ishin të çmendur të “punësonin” në parlament një kandidate që sapo kishte humbur pushtetit. Ata donin një deputet që do t’i kishte punët mirë me qeverinë e ardhshme.

Procesi i nunërimit të kutive të votimit zgjati mbi 15 orë. Makbule Çeco nuk lëvizi fare nga vendi, qoftë edhe për nevoja personale. Ishte ulur si bust në shkallët e Pallatit të Sporit dhe po shikonte të gjithë procesin. Me të ishte ulur edhe kryetari i PS-Gjirokastër, Zilfo Çobani, një burrë fisnik nga Libohova.
Humbja ishte një katatrofë për Çeçon. Më është dhimbshur, por qysh atë dite kam ndryshuar totalisht opinion për të. E pranoi humbjen me dinjitet. Ajo u tregua fisnike, u tregua burrënesh. Më la pa fjalë, teksa unë dhe kolegët e mi po bënin intervistën e fundit me të, pasi u zyrtarizua rezultati.

Ajo sëbashku me Zilfo Çobanin i uruan suksese rivalit të tyre. Disa ditë më vonë, kryetari i PS-Gjirokastër mori përsipër humbjen dhe u tërhoq përfundimisht nga të gjitha aktivitetet politike. Ndërsa “minjtë” e PS që e braktisën në ditët më të vështira Çeçon, çuditërisht u shfaqën pas tetë vitesh.

Gjirokastra nuk ëshë vetëm një thesar, por edhe një “vrimë e zezë”. Ai qytet është si pusi i thellë, që po re brenda nuk del dot. Kështu i ndodhi Makbule Cceccos, ra brenda dhe nuk u duk më.

Exit mobile version