Me 75 vota pro Kuvendi votoi pro kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës
Seanca nisi me tensione në Kuvend. Deputetët e Rithemelimit që në minutat e para nisën aksionin e kaosit dhe të përplasjes me gardistët. Këta të fundit janë bërë gardh për të mos lejuar që të afrohen tek foltorja të cilën në seancat e kaluara e bllokonin me karrige pirg.
Vetëm 10 deputetët që kanë në fuqi vendimin e përjashtimit janë ndaluar të hyjnë.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe një pjesë e socialistëve hynë brenda dy orë para seancës ndërsa rreth orës 09:55 mbërriti dhe Rama.
Argita Malltezi, e bija e ish kryeministrit Sali Berisha dhe militantë janë mbledhur jashtë Kuvendit për të protestuar.
Vihet re dhe masa të shtuara sigurie.