Kuvendi i “Rithemelimit”, Muça në “Quo Vadis”: Kulmi i dëshpërimit të opozitës ishte 2 Dhjetori

Gazetari Flogert Muça i ftuar në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, e cilësoi të dëshpëruar lëvizjen e opozitës në Kuvend por edhe jashtë saj.

Ndërsa në studio diskutohej tema “PD drejt Trashëgimisë”, Muça theksoi se qeveria e Edi Ramës nuk rrëzohet duke ndezur flakadanë në Kuvend, por duke ngjallur shpresë te qytetarët.

Sa i përket “Kuvendit Kombëtar” të 2 Dhjetorit të bërë nga “Rithemelimi”, Muça tha se ai ishte kulmi i dëshpërimit.

Për Muçën dalja në skenë e Argita Malltezit në Kuvendin Kombëtar, tregon qartë kulmin e dëshpërimit që ka kapur opozitës.

Sipas këtyre lirinë po ua mohon Edi Rama. Meqë ky qen bir qeni po u mohon lirinë ky duhet mundur, nuk mundet duke ndezur flakadanë. Kjo tregon dëshpërim. Kulmi i dëshpërimit është 2 dhjetori. Kulmi i dëshpërimit është të marrësh fëmijën e ta nxjerrësh në Kuvendin Kombëtar, pavarësisht se këta i kishin bërë një fjalim që ti bëje be se Argita ka rrëzuar komunizmin”, theksoi Muça.

Artikulli paraprakSali Berisha e ka arritur objektivin e tij politik
Artikulli tjetërBasha vizitë në SHBA, takim me kongresmenin Hill, drejtësia dhe vettingu në politik ndër temat kryesore