Kuvendi miratoi ligjet në mes të kaosit, tymit e zhurmës, mbyllet seanca e sotme plenare

Kuvendi ka mbyllur punimet për ditën e sotme. Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, pasi hodhi në votim të gjitha ligjet që ishin në rend dite, dhe që u votuan nga mazhoranca, njoftoi se seanca do të mbyllej.

Ashtu siç pritej, seanca ka nisur me kaos. Kanë qenë deputetët e opozitës ata që para nisjes së seancës kanë hyrë në sallë dhe kanë përmbysur të gjithë e kolegëve socialist, duke i lënë ata pa ulëse.

Edhe pse në një situatë të tillë, seanca nisi. Deputetët e opozitës përplasën tavolinat duke krijuar kakofoni, ndërsa Ervin Salianji nga ana tjetër, ka ndezur tymuese me ngjyra.

Mes tymit, zhurës dhe ligjeve të miratuara, seanca u mbyll.

Exit mobile version